Deklarata e fortë e Zef Brozit nga Washingtoni: SPAK e BKH të mos bëhen gardianë të Berishës

Deklarata e fortë e Zef Brozit nga Washingtoni: SPAK e BKH të mos bëhen gardianë të Berishës

Sali Berisha dhe Zef Brozi

Nga Washingtoni ku jeton dhe punon për qeverinë federale qysh prej 1995 kur u përndoq nga Sali Berisha i bën thirrje SPAK e BKH-së të mos bëhen gardianë  të pandëshkueshmërisë së këtij të fundit dhe u bën thirrje shqiptarëve të jeni vigjilentë

Përmes një postimi në facebook Brozi kujton 21 shtatorin 1995 ditën kur Sali Berisha angazhoi parlamentin për ta shkarkuar na posti i ish kryetarit të Gjykatës së Kasacionit sot Gjykata e Lartë dhe i vuri pas SHIK e Gazidedes.

Dy muaj më pas Brozi u detyrua të shpëtonte nga kërcënimet e SHIK-ut dhe arratiset në Amerikë, sëbashku me gruan Diana, ku kërkoi dhe morri strehim politik

Kanë kaluar 28 vite por ende “tirani i djeshëm e Nongrata sot ende është  i pandëshkueshëm”

Postimi i plote

Sa shpejt kaluan 28 vite (21 Shtator 1995-21 Shtator 2023).

Dhe po e kujtoj kete date sepse akoma dhe sot Tirani i djeshem e Non-Grata i sotem, vazhdon te jete i Pandeshkueshmi i ketyre 32 viteve, i mbrojturi mbase edhe nga disa ne SPAK , BKH dhe institucione te tjera.
Ishte nata e 21 Shtatorit 1995 kur Parlamenti, me urdhër të Tiranit, dhunoi haptazi Kushtetutën e fallsifikoi votat për të realizuar qëllimet e tij diktatoriale. I pafund në Ligësi, Djallëzi, Intrigë e Pabesi, Tirani, i cili kishte nën thundrat e tij e në shërbim të vet të gjitha institucionet, nuk mund ta toleronte faktin se kishte dështuar më parë për ta burgosur kryetarin e Gjykatës së Kasacionit (sot Gjykata e Lartë) dhe shtypur edhe atë tentative pavarësie të gjyqësorit që ai kishte dëshmuar me disa vendime e vepra.

Në errësirën e 21 Shtatorit 1995, Tirani urdhëroi SHIKU-n famëkeq dhe policinë të rrethonin godinën e Kasacionit dhe të survejonin e ndiqnin kryetarin e kësaj Gjykatë që po punonte në zyrë. Deputetët e PD-s i urdhëroi të votonin shpejtazi ultimatumin e tij për shkarkimin e kryetarit të Kasacionit nga cdo funksion. Por Parlamenti nuk kishte kuorumin e nevojshëm për të filluar seancen e votimit sepse opozita kishte bojkotuar Parlamentin dhe disa deputetë të PD-s mungonin.

Tirani duket se i kishte marrë masat dhe kishte urdhëruar të votonin edhe për deputetë që mungonin. Dhe ashtu u bë. Provat e fallsifikimit të votave në Parlament janë të pakundërshtueshme: procesverbali i votimit dhe dëshmitë e disa deputetëve, përfshirë dhe disa nga ata që ndonëse nuk kishin qënë prezent në Parlament vota e tyre rezultonte pro shkarkimit.

 Vetëm me votat e fallsifikuara u bë i mundur shkarkimi i rrufeshëm. Këto prova të fallsifikimit janë bërë publike më 1995 e më pas në Shqipëri si edhe në disa institucione Perëndimore.
Unë, kryetari i Kasacionit, e mësova shkarkimin tim nga lajmet e orës 8:00 të darkës në televizionin shtetëror, kur akoma isha në zyrë edhe me përfaqësuesin e Ambasadës Amerikane, te nderuarin Carl Siebentritt. Faleminderit Amerike, mirenjohes Presidentit Clinton, faleminderit ambasador Shifter, faleminderit i dashur Carl!
 

Makina të SHIKU-t e policisë më ndoqën kur dola nga zyra dhe u nisa për tek spitali për të vizituar nënën time 88 vjecare që ishte operuar, dhe kur shkova tek pallati ku banoja. Kujdesi e dhëmbshuria për nënën time të shtrenjtë ishin mbi gjithcka edhe ne atë natë tinzare e të pazakontë.

Po e kujtoj atë natë të 21 Shtatorit 1995 jo për vete, por sepse e dua Shqipërinë dhe njerëzit e saj të mirë. Unë me gjithë zemer uroj që asnjë pushtetar,politikan e ish- pushtetar të mos guxojë më të diktojë gjyqësorin e prokurorinë, të mos guxojë të vrasë, përgjakë,shkatërrojë e shkrumbojë vendin, sikurse ka ndodhur me parë. Uroj që koha e pandëshkueshmërisë së krimeve e korrupsionit të politikanëve dhe pushtetarëve e ish – pushtetarëve më të lartë të marrë fund tani, dhe jo më vonë. Unë i bej apel SPAK dhe BKH te mos bëhen gardianë të mosndëshkimit të krimeve e korrupsionit të Tiranit Non-Grata. Njerëz- jeni vigjilent!

Zef Brozi, Ish Kryetar i Gjykatës së Kasacionit (23 Shtator 1993 – 21 Shtator 1995)

Kush është Zef Brozi? 

Zef Brozi, ka qenë kryetari i parë i Gjykatës së Kasacionit të Shqipërisë demokratike. Nga viti 1982 deri më 1992 ka dhënë mësim në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tiranës. Doktori i shkencave dhe profesor i associuar asistoi në lindjen, në vitin 1990, e lëvizjes studentore, që çoi në rënien e regjimit komunist. Ishte një ndër përfaqësuesit që u dërguan për të negociuar me presidentin Ramiz Alia.

Në vitin 1992 ishte kandidat për Partinë Demokratike në zgjedhjet pluraliste dhe u zgjodh deputet në rrethin e Mirditës, ku ka lindur, duke u bërë edhe kryetar i Komisionit të Ligjeve. Në shtator 1993, presidenti Sali Berisha e emëroi kryetar të Gjykatës së Kasacionit. Brozi nuk ishte dakord, por e pranoi detyrën për të vazhduar të kontribuojë në rritjen e demokracisë së re shqiptare. Shumë shpejt, marrëdhëniet e tij me presidentin Sali Berisha pësojnë një çarje të thellë dhe, pas një përplasjeje në rritje, gjatë së cilës Zef Brozi u përpoq të kundërshtonte ndërhyrjet e Berishës në vendimet e gjykatave, më 21 shtator 1995 u shkarkua nga kjo detyrë

Dy muaj më pas u detyrua të shpëtonte nga kërcënimet e SHIK-ut dhe arratiset në Amerikë, sëbashku me gruan Diana, ku kërkon dhe merr strehim politik. Që prej atëhere, Zef Brozi jeton në Uashington, ku punon, si dhe bashkëshortja, për qeverinë federale.

Zef Brozi, Ish Kryetar i Gjykatës së Kasacionit (23 Shtator 1993 – 21 Shtator 1995)

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjergj: 21/09/2023 19:30

    Tek lexon fjalèt e Zef Brozit, kupton se sa rrugè pa bèrè, ka investimi mè i madh i SHBA nè Shqipèri, sistemi i ri i drejtèsisè. A do tè rritet vallè ndonjèherè nè nivelin e kèrkuar ky SPAK? A do tè shpètojè Shqipèria nga tirania e hajdutève?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja