TIRANË- Ish-deputeti Spartak Braho ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se nesër në protestën e Sali Berishës do të ketë dhunë madje ka shkuar edhe më tej duke thënë se një deputet rrezikon të vritet. Ai e ka përmendur vetëm me iniciale, E.A., duke thënë se do të qëllohet pas shpine. Se kush është ky E.A, Braho nuk e tha, e megjithatë emri i parë nga PD që të vjen ndërmend me këto iniciale është Enkelejd Alibeaj. 

“Mos keni asnjë iluzion që nuk do të ketë dhunë, ka ardhur nga dhuna, ka jetuar me dhunën, e do ta mbyllë se ku e di ai, po përsëri me dhunë. Është dhuna e ushtruar mbi të përndjekurit politik, në zgjedhjet 96, grushti shtetit ’98, e ky njeri është mësuar me dhunën. Unë kam thënë se PD është deshtament i lindur nga dhuna, ka taborrin e vet të dhunës, është ushqyer nga teoria e Berishës se me anë të dhunës mund të arrihet gjithçka. Mos të keni iluzion se nuk do të ketë dhunë. Do të ketë nga këta që edhe nuk përmbahen, nga të dhënat që kam unë mund të ketë edh vrasje. Një personalitet deputet, me inicialet…, rrezikon të vritet nesër. Berisha nuk bën dot pa gjak. E.A, të ruhet, këtë këshilli i jap të ruhet nesër. Janë situata që dalin nga kontrolli që dalin nga jashtë një shenjë duhet e dalin jashtë, edhe ai nuk e ka problem se e thotë si me Azem Hajdarin që nuk e vrava unë, por Izet Haxhia. Mos kenë iluzione, ore do të ketë dhunë, ata që do të rrethojnë Sali Berishën nuk mbahen, do të ketë dhunë, nuk mbahen ata, i ka karikuar njerëzit, në këtë konteskt unë parashikoj që do të ketë viktima. Nga burimet e mia unë parashikoj që një E.A do të ketë një goditje pas shpine", tha Braho, në Top News.

Kjo deklaratë është cilësuar shumë e fortë nga ana e deputeti demorkat, Kreshnik Çollaku. Në studion e Report Tv, në 'Studio Live' me gazetarët Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj, Çollaku tha se kjo duhet të trajtohet si një ngjarje kriminale nga ana e autoriteteve. 

"Atëherë kjo nuk është më çështje e PD, por të trajtohet si një ngjarje kriminale, është shumë e rëndë", tha ndër të tjera Çollaku. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:07
Nesër do vritet një deputet i PD-së?! Çollaku në Report Tv: Nuk është çështje e PD-së, të trajtohet si ngjarje kriminale! Braho të japë informacione

 

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka folur në ‘Studio Live’ në Report Tv lidhur me deklaratën e Spartak Brahos se në protestën e ditës së nesërme do të vritet një deputet me inicialet E.A. Çollaku tha se nëse ka situata të tilla kjo nuk është më një çështje që i takon PD-së, por është një ngjarje kriminale dhe duhet të trajtohet si e tillë nga autoritetet përgjegjëse.

Çollaku i bëri thirrje Brahos se nëse ka informacione për skenarë të tillë t’i transmetojë ato tek autoritetet.

“Nuk e imagjinoj që mund të ketë situata të tilla, këto nuk zgjidhen nga politika, por janë situata kriminale, nëse ka situata të tilla, atëherë kjo nuk është më çështje e PD, por të trajtohet si një ngjarje kriminale, është shumë e rëndë. Do kaloj mes njerëzve, demokratët nuk vrasin demokratët. Jam i turpëruar që kësaj partie i ndodh kjo histori, selia mund të hidhet në erë dhe me tritol, Braho të jap informacion nëse ka. Jam i pafjalë dhe i turpëruar nga kjo që po ndodh”, tha Çollaku në Report Tv.