Deklarata e Haradinaj pas kandidimit
për kryeministër,ja çfarë thotë

Deklarata e Haradinaj pas kandidimit<br />për kryeministër,ja çfarë thotë
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, pas arritjes së koalicionit parazgjedhor me PDK-në dhe Nisma , ka deklaruar se me besimin që i kanë dhënë qytetarët, ai do ta nderojë atdheun.
 
Kjo deklaratë e tij vjen pikërisht pas kandidimit për Kryeministër në zgjedhjet e 11 qershorit.
 
“Besimin e dhënë në luftë, e kam nderue edhe te bashkëluftëtarët dhe te populli im; Besimin e dhënë nga Presidenti Rugova, e kam mbajt me nder; Me besimin e dhënë sot, do ta nderoj atdheun, na priftë e mbara”, ka shkruar ai në Facebook.
 
Megjithatë, mbrëmjen e së martës PDK-ja ka arritur që të lidhë marrëveshje koalicioni parazgjedhor me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën dhe me shtatë parti të tjera më të vogla gjatë ditës. Kurse LDK-ja nënshkroi marrëveshje me AKR-në, Alternativën dhe Lëvizjen për Drejtësi.
 
Ndërsa Vetvendosje do të garojë e vetme në zgjedhje.
 
Kujtojmë se Qeveria Mustafa u rrëzua në Parlament nga mocioni i iniciuar prej Nismës për Kosovën të Fatmir Limajt.
 
Mbështetjen dhe shkarkimin e Qeverisë e dha edhe partneri i koalicionit PDK.



Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ I vodhën me dhunë aparatet celulare një turisti, arrestohen 2 autorët

Tiranë/ I vodhën me dhunë aparatet celulare një turisti, arrestohen 2 autorët