Deklarata e Kotzias/ Idrizi: Nga tavolina duhet të çohet Bushati, Greqia në luftë me ne
Kotzias i ka thënë Bushatit se nëse çështje çame shtrohet gjatë bisedimeve dypalëshe mes shteteve, ai do të ngrihet nga tryeza dhe do t’i lërë negocimet
Shpëtimi Idrizi gjatë një proteste kundër Nikos Kotziasit në Tiranë
Gjatë vizitës së sotme në Tiranë, ministri i jashtëm grek i ka vendosur një kusht homologut shqiptar Ditmir Bushati në ludhje me çështjen çame.
Kotzias i ka thënë Bushatit se nëse kjo çështje shtrohet gjatë bisedimeve dypalëshe mes shteteve, ai do të ngrihet nga tryeza dhe do t’i lërë negocimet.
Ndaj një qëndrimi të tillë, ka reaguar kryetari i partisë çame PDIU, Shpëtim Idrizi, që ka kujtuar se në fakt, ai që duhet të ngrohet nga tavolina ëhstë Ditmir Bushati, për sa kohë Greqia është ligjërisht në luftë me Shqipërinë.
Idrizi kujtoi se çështja çame nuk është çështje dëshirash, por një detyrim ligjor për shtetin shqiptar.
Reagim i kryetarit të PDIU-së Shpëtim Idrizi për takimin Bushati-Kotizas
Në takimin që është zhvilluar mes ministrave të jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, në tavolinën e diskutimeve, sipas mediave, Kotzias ka kërkuar që të mos përmendet Çamëria në të kundërt ai do të çohet nga tavolina. Nëse ky lajm është i vërtete po ju kujtoj, që çështja Çamë është dhe mbështetet me dokumenta detyruese dhe jo çështje dëshirash për shtetin Shqiptar.
Çështja e shqiptarëve të Çamërisë mbështetet mbi ligjin e Parlamentit të Shqipërisë të vitit 1994, që e njeh 27 qershorin si ditën e genocidit mbi shqiptarët e Çamërisë dhe Rezoluta për çështjen Çame.
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet është për dialog dhe për zgjidhje në tavolinë, por po të ishte për të çuar nga tavolina, duhej të çohej Bushati, që për sa kohë Greqia nuk ka hequr ligjin e luftës me Shqipërinë, duhej të mos ulej në tavolinë me një vend që mban në fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 4511
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Parlamenti/ Tensione të tjera në sallë, Dogjani kërkon fjalën para Idrizit dhe bllokon foltoren, ndërhyn dhe Garda! Pritet votimi i buxhetit (VIDEO)
19 Nëntor, 20:03
-
Kuvendi miraton deklaratën: Greqia të heqë ligjin e luftës me Shqipërinë! Idrizi: Mban gjendjen e luftës dhe sekuestron për pronat e shqiptarëve
18 Korrik, 11:47
-
“Çështja “Çame” nuk është folklor”, Abaz Hado kritika ndaj Shpëtim Idrizit: Interesat e vogla gjithmonë të bëjnë të vogël
29 Qershor, 14:05
-
80-vjetori i gjenocidit në Çamëri, Shpëtim Idrizi: Duam falje publike nga Greqia
23 Qershor, 19:07
-
80-vjetori i gjenocidit grek te çamët përkujtohet në Kuvend! Idrizi: Dëshmitarët treguan masakrimin e kësaj popullsie
10 Qershor, 21:48
-
Autoriteti i Dosjeve firmos marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën "Çamëria", ekspozohen 105 Dosje
31 Maj, 19:04
-
‘Duhet ekip i ri opozitar për të mundur Ramën’, Idrizi ende i skeptik krah kujt do ‘rreshtohet’ për zgjedhjet parlamentare
24 Maj, 18:23
-
‘Nëse luan ndokush mendsh’, Idrizi në Report Tv: Greqia në gjendje lufte me ne, çështjen e ligjit ta ngremë në NATO e BE! Rama vuri 'vijat e kuqe'
24 Maj, 18:02
-
111-vjet nga masakra e Selanit, Idrizi: Ca shqiptarë nuk mendojnë si shqiptarë, bëhen me Athinën dhe Belerin për inat të dikujt
1 Prill, 19:41
-
Reagimet e Greqisë për dënimin me 2 vite burg të Belerit, PDIU: Aspak e denjë që një shtet anëtar i BE-së të ndërhyjë në punët tona të brendshme
6 Mars, 16:24
-
Bardhi takon Idrizin pasi PDIU votoi pro marrëveshjes me Italinë për emigrantët! Divorc me opozitën? Ja përgjigjja
22 Shkurt, 11:16
-
Shpëtim Idrizi: Ligji i Luftës që Greqia mban me Shqipërinë nuk u abrogua kurrë, u tentua 23 herë të hiqet! Ja çfarë fshihet pas
6 Shkurt, 17:53