Deklarata e Papës për gjenocidin
armen,Turqia notë proteste Vatikanit

Turqia ka vendosur që të tharrësë për konsultim ambasadorin e saj në Vatikan pas deklaratës së  Papa Françeskut mbi vdekjet e armenëve në ngjarjet që ndodhen në vitin 1915.

Meshën e sotme në Vatikan Papa Françesku ua dedikoi armenëve të cilët humbën jetën në përleshjet e vitit 1915 duke e quajtur atë ngjarje "gjenocid". "Gjenocid i parë në shekullin e 20-të ju ndodhi armenëve", ka thënë Papa.

"Ambasadori ynë në Vatikan, Mehmet Paçacı është thirrur në Ankara për konsultime", ka deklaruar ministria e Jashtme pasi kishte thirrur më herët të dërguarin e Vatikanit në Ankara. Gjithashtu në  deklaratë thuhet se ambasadorit të Vatikanit i është përcjellë mesazhi se incidenti ka shkaktuar “humbje besimi” dhe do të ketë edhe një përgjigje. 

Ambasadori i Vatikanit në Ankara, Antonio Lucibello ishte ftuar menjëherë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë pas deklaratës së Papa Françeskut, ku i është kërkuar edhe shpjegim.

Ngjarjet në fjalë në vitin 1915 kanë ndodhur gjatë Luftës së Parë Botërore kur një pjesë e popullatës armene që jetonin në Perandorinë Osmane iu bashkuan rusëve të cilët hynë në territor dhe u rebeluan. Këto ngjarjet janë subjekt i mosmarrëveshjeve ndërmjet Armenisë dhe Turqisë.

Lobi armen në arenën ndërkombëtare punon në mbledhjen e përkrahjes se armenët atëherë ishin viktima të "gjenocidit", ndërsa Turqia beson se vlerësimin e karakterit të këtyre zhvillimeve duhet të japin historianët, dhe shumë prej tyre nuk janë dakord me pretendimet e qarqeve pro-armene.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Afera ‘Partizani’/ Berisha duhet të paraqitet sot në SPAK, mobilizon militantët në protestë! Paralelisht seanca paraprake në GJKKO

Afera ‘Partizani’/ Berisha duhet të paraqitet sot në SPAK, mobilizon militantët në protestë! Paralelisht seanca paraprake në GJKKO