Analisti dhe sociologu Ergys Mërtiri bëri një deklaratë të pazakontë në emisionin e gazetarit Ylli Rakipi në MCN.

Mërtiri shprehu gëzimin që më në fund erdhi dita që SPAK po i shkel të drejtat Erion Velaijt, pasi sipas tij prokuroria më parë shkelte vetëm të drejtat e qytetarëve të zakonshëm, pra të pafuqishmëve.

"Kemi një dallim të madh, qoftë edhe të padrejtë, sepse SPAK po i bie në qafë Veliajt, kurse prokuroritë e mëparshme i binin në qafë qytetarëve të thjeshtë. Ky është një dallim shumë i madh. Shyqyr që i erdhëm kësaj dite që po i shkelen të drejtat e njeriut, Erion Veliajt. Ky është revolucion për ne, kjo ka qenë e paimagjinueshme ndonjëherë", shprehet Mërtiri.

Pra, sipas Mërtirit, më në fund ka rifilluar lufta e klasave.