Thirrjen e presidentit serb Aleksandar Vuçiç për dialog social me Kosovën nuk është njohja e shpalljes së pavarësisë, ka vlerësuar analisti politik nga Gjermania Martin Brusis. Sipas tij Vuçiç po bën përpjekje për të forcuar pozitën e Beogradit në negociatat e ardhshme me Prishtinën.

"Nëse publiku në Serbi konfirmoi se Kosova është pjesë e Serbisë, atëherë qeveria do të jetë në gjendje të mbështetet në publikun e brendshëm dhe opinionet e tyre në një përpjekje për të mbrojtur pozicionin e saj negociues," tha Brusis

Ai tha se deklerata e presidentit Vuçiç, është keqkuptuar nga zyrtar të ndryshëm në Prishtinë, kur kanë menduar se ai po bënë përpjekje për ta njohur shtetin e Kosovës. 


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com