TIRANE- Një ditë pas firmosjes së deklaratës për bashkëpunim dhe partneritet strategjik mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, zbardhen detaje të këtij dokumenti. I përbërë nga 4 shtylla kryesore, një dokument i tillë parashikon me detaje se ku do të përqendrohet ky partneritet dhe efektet që do të ketë implementimi i tij. Përmbajtja e deklaratës në fjalë, nis me shprehjen e qëllimit të mirë, që dy qeveritë të bëhen pjesë e një historie të re dhe perspektivës së integrimit europian dhe euroatlantik.
Deklarata për bashkëpunim dhe partneritet strategjik Shqipëri-Kosovë










