Përshëndetje të gjithëve,
Është kënaqësi për mua, si President i Republikës së Shqipërisë, të mirëpres sot Presidentin e Republikës Greke, z. Karolos Papoulias, si zyrtarin më lartë të Greqisë, vendit fqinj dhe mik.
Vlerësova lart Presidentin Papoulias për rolin dhe kontributin e tij të çmuar në zhvillimin e marrëdhënieve miqësore dhe fqinjësisë së mirë mes Shqipërisë e Greqisë, gjatë periudhave që ai ka shërbyer në pozicione të ndryshme të larta të Republikës Greke, veçanërisht si President.
Falenderova homologun tim grek, për mbështetjen që vendi i tij dhe personalisht Presidenti Papoulias i kanë dhënë komunitetit të madh të emigranteve shqiptarëve në Greqi gjatë këtyre dy dekadave, të cilët nga ana e tyre kanë shërbyer dhe do të shërbejnë në vijimësi, së bashku me minoritetin grek në Shqipëri, si ura të forta lidhëse dhe bashkëpunimi midis dy popujve tanë.
Gjithashtu, vlerësova lart mbështetjen e Greqisë në integrimin euro-atlantik të Shqipërisë veçanërisht në procesin e anëtarësimit në NATO si dhe në pritshmërinë tonë për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE, në dhjetor të këtij viti.
Viti i ardhshëm do të jetë një vit shumë i rëndësishëm edhe për faktin se Greqia do të marrë Presidencën e radhës së BE-së në gjashtëmujorin e parë të vitit 2014, por edhe për ambicien tonë si Shqipëri për të avancuar në procesin e kandidimit në BE.
Vlerësuam, së bashku me Presidentin Papoulias, ecurinë e deritanishme të marrëdhënieve mes dy vendeve tona, si edhe shqyrtuam mundësitë për ngritjen e tyre në një nivel më të lartë, me qëllim arritjen e një zhvillimi të mëtejshëm e më cilësor, në fusha me interes reciprok.
U ndalëm konkretisht në nxitjen e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar dhe të investimeve greke në Shqipëri.
Gjithashtu, theksuam rëndësinë e kontakteve më të shpeshta në nivele të larta.
Në takim vlerësuam rëndësinë që kanë për dy vendet tona Projektet TAP edhe ai Adriatiko-Jonian, si projekte energjetike, por edhe paqeje dhe stabiliteti për gjithë rajonin tonë.
Në agjendën e marrëdhënieve dypalëshe ka edhe çështje, të trashëguara apo të reja, që duhet të futen në rrugën e trajtimit për të gjetur zgjidhje.
Këto çështje u ngritën gjatë këtij takimi.
Marrëdhëniet tona nuk duhet të dominohen dhe të përcaktohen nga probleme të së shkuarës, por nga e ardhmja e përbashkët.
Mendojmë se Fryma e Traktatit të Miqësisë, Bashkëpunimit, Fqinjësisë së Mirë dhe Sigurisë duhet të përcaktojë dhe drejtojë bashkëpunimin midis dy vendeve tona.
Ne besojmë se me vullnet të përbashkët si dhe në frymën e mirëkuptimit dhe besimit të ndërsjellë, në kuadër të marrëdhënieve dypalëshe, pikërisht për t’i kontribuar forcimit të miqësisë dhe bashkëpunimit të mëtejshëm midis dy vendeve, duhet të zgjidhen të gjitha problemet.
Kërkova që Parlamenti Grek të shfuqizojë Ligjin grek të Luftës, akoma në fuqi, dhe që mban në sekuestro konservative pasuritë e shtetasve shqiptarë në Greqi, si edhe abrogimin e të gjitha ligjeve që rrjedhin prej tij dhe që janë në kundërshtim me nenin 15-të të Traktatit të Miqësisë.
Shpreha shqetësimin për moszgjidhjen ende të çështjes së toponimeve, e cila po bëhet pengesë për lëvizjen e lirë dhe shërbime që lidhen me legalizimin e dokumenteve të tjera.
Delimitimi detar midis dy vendeve mbetet një çështje për tu zgjidhur.
Pala jonë është e gatshme për të gjetur një zgjidhje të përbashkët me palën greke, në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare dhe legjislacionin e brendshëm të secilit vend.
Ky takim ishte një rast i mirë për të ndarë së bashku me Presidentin Papoulias opinione lidhur me zhvillimet e fundit në rajon, promovimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe perspektivën euroatlantike të të gjitha vendeve të rajonit.
Në këtë kuadër, theksova se Kosova ka provuar edhe për më skeptikët se pavarësia e saj ishte zgjidhja e duhur në shërbim të paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në rajon dhe më gjerë.
Nënshkrimi i Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, si edhe vazhdimi i bisedimeve Kosovë-Serbi shënojnë një fazë të re dhe përbëjnë një shembull domethënës se si, me vullnet të mirë e besim reciprok, mund të zgjidhen problemet mes fqinjëve, madje edhe kur ata vijnë nga një e kaluar e afërt konfliktuale.
Vlerësova edhe intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike midis Greqisë dhe Kosovës.
Pala shqiptare i qëndron mendimit se qeveria greke me vullnet politik dhe në interes të paqes dhe stabilitetit në Ballkan e më gjerë, do të konsiderojë pozitivisht njohjen e shtetit të Kosovës.
Unë i uroj edhe një herë mirëseardhjen Presidentit Papoulias, këtij miku të veçantë të Shqipërisë e shqiptarëve.
Ju faleminderit!
/Shqiptarja.com