Debatin në lidhje me deklaratat e koalicionit Berisha-Meta për helenizim të Himarës, Fredi Beleri, i ka komentuar edhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Duke e cilësuar këtë si lajm të dalë nga ‘kuzhina e Ramës’, Meta tha në ‘Opinion’ që Rama është i tmerruar nga humbja në Himarë dhe ndaj ka filluar sulmet ndaj Belerit.
“Po mirë pra po ç’punë ka Edi Rama që ndërhyn në zgjedhjet në Mal të Zi. Ç’punë ka Edi Rama që ndërhyn në Turqi? Gabim e kanë edhe partitë greke që ndërhyjnë në Shqipëri. Ne kemi rastin e këtij tani. Ky është një lajm i shpikur nga kuzhina e Fugës dhe e Ramës sepse ai është i tmerruar që do ta humbasë Himarën siç është i tmerruar edhe për Sarandën. Nuk ka çfarë i bën as Beleri e askush Himarës, përkundrazi, Beleri ka vetëm një detyrë. Të mbrojë pronat e gjithë himariotëve, që nga Petrit Vasili që është nga Vunoi. Kudo sepse Edi Rama nuk ka problem as helenizimin, se e dimë çfarë patrioti është Edi Rama. E dimë si e shkeli Gjykatën Kushtetuese për çështjen e detit me Greqinë. Ai ngaqë është i tmerruar nga humbja e Himarës, nga humbja e gjithë qarkut të Vlorës përfshirë edhe Sarandën ku ai del i treti”, tha Meta.
Kujtojmë se Fredi Beleri në një interviste për mediat greke tha se do të helenizojë Himarën e do të hapë shkolla greke atje. Në një intervistë televizive, kryeministri Rama regaoi ashpër duke thënë se kandidati i Berisha-Meta është një analfabet dhe se ka kohë që flet maskarallëqe të cilat s’kanë lidhje me marrëdhëniet shqiptaro-greke. Sipas Ramës ai po i bën një ofendim të madh Republikës së Shqipërisë, ndërsa shtoi se kërkon të ndezë zjarrin në Himarë dhe se pishtarin ja dha Berisha me Metën.
Himara eshte e shqiptareve te Shqiperis dhe jo prone private e Bejlerit plakush Vasilit dhe as e grabitqarit, tradhetarit,hajdutit te pa fytyre Ilirit!
Përgjigju