Duke reaguar në deklaratat e Erdoganit se Turqia është Kosovë dhe Kosova Turqi, si dhe atë që Kosova është vendi i tij i dytë, MPJ-ja serbe thekson se në “Republikën e Serbisë deklaratat e tilla kurrsesi nuk mund të pranohen si miqësore”.
“Ato (deklarata) devijojnë nga bindjet që marrin përmes kontakteve me zyrtarët më të lartë të Turqisë”, thuhet në këtë komunikatë dhe vlerësohet se “qyteti i Dushanit (Prizreni) është vendi më i pavend për deklarata të tilla”, shkruan Koha.net.
Kryeministri i Turqisë të mërkurën qëndroi për vizitë në Kosovë, ku mori pjesë në hapjen e terminalit të ri në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” të Prishtinës, kurse bashkë me kryeministrat Thaçi dhe Edi Rama vizitoi edhe Prizrenin.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)