Deklaratat e Ismail Qemalit nga Vjena për Dukën e Montpensierit dhe Kosovën

Deklaratat e Ismail Qemalit nga Vjena për Dukën e Montpensierit dhe Kosovën

Ismail Qemali

La France” ka botuar, të shtunën e 12 prillit 1913, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me deklaratat e Ismail Qemalit nga Vjena për Dukën e Montpensierit dhe Kosovën, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Vjenë, 11 Prill. – Ismail Qemali mbajti deklaratat në vijim :

“Duka i Montpensierit erdhi në Vlorë pjesërisht për kënaqësinë e tij; ai dha 1000 franga për të varfërit e qytetit.

Duka më tha që donte të aplikonte për fronin e Shqipërisë; Unë refuzova t’i premtoj mbështetjen time.

Lajmi i publikuar nga një gazetë pariziane, sipas të cilit Duka i Montpensierit është shpallur Dukë i Shqipërisë, është i pabazuar.”

Ismail Qemali shtoi se ai ishte larguar nga Vlora për të protestuar personalisht ndaj kancelarive evropiane kundër mospranimit të Kosovës në Shqipëri./ Darsiani.com

Artitkulli i “La France”

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Stafi i Harris: Rezultatet e shteteve kryesore do të shpallen nesër

Stafi i Harris: Rezultatet e shteteve kryesore do të shpallen nesër