Deklaratat e Ivanov, PDIU:Fyerje
e madhe ndaj popullit shqipta

Deklaratat e Ivanov, PDIU:Fyerje<br />e madhe ndaj popullit shqipta
Në një deklaratë për mediat Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet e ka cilësuar deklaratën e presidentit maqedonas Ivanov si një fyerje ndaj popullit shqiptar.
 
Sipas PDIU vendimi për mos t’ia dhënë mandatin koalicionit që ka shumicën në parlament është shkelje e kushtetutës maqedonase dhe e demokracisë.
 
Deklarata e PDIU
Deklaratat e presidentit maqedonas Ivanov kundër të drejtave legjitime të shqiptarëve janë një fyerje e madhe ndaj popullit shqiptar si dhe përbëjnë një sulm të rëndë ndaj bashkëjetesës ndër-etnike.

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet i dënon rëndë këto deklarata të cilat janë të mbushura me gjuhën e urrejtjes dhe shkojnë ndesh me Kushtetutën e Maqedonisë, Marrëveshjen e Ohrit si dhe me standardet evropiane të të drejtave të njeriut.
 
Ne e konsiderojmë vendimin e Ivanovit për mos t’ia dhënë mandatin koalicionit që ka shumicën në parlament, si një goditje ndaj sovranitetit popullor dhe demokracisë në këtë shtet.
 
Ky është një vendim i papërgjegjshëm që godet institucionet demokratike të këtij shteti dhe kërcënon rëndë stabilitetin në Maqedoni dhe mbarë rajon. Ne i kemi ndjekur i ndjekim me vëmendje zhvillimet në Maqedoni dhe e kemi të qartë nga përgjimet e publikuara për nivelin e kapjes së shtetit dhe e kuptojmë se klika e përlyer maqedonase po i tmerrohet sundimit të ligjit dhe forcës së votës.
 
PDIU i bën thirrje bashkëkombësve tanë në Maqedoni që të bashkohen, që të vetëpërmbahen e të mos bien pre e provokimeve që vijnë nga ata që tanimë nuk kanë më se çfarë të humbin.
 
Këto veprime të Ivanovit e Gruevskit janë dëshmi e qartë se klikës që ka kapur këtë shtet po i vjen fundi dhe këto deklarata janë përpëlitjet e fundit përpara rënies së pashmangshme nga pushteti.
 
Po ashtu i bën thirrje faktorit politik në Tiranë dhe Prishtinë e kudo tjetër ku jetojnë shqiptarët, që të reagojë në mënyrë të koordinuar bashkarisht si një komb përpara këtij kërcënimi që po i kanoset vëllezërve dhe motrave tona në Maqedoni.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Vjosa Osmani mbrojti sot, urat që ndërtoi perëndimi dhe jo urat që po shkatërron Albini

Spahiu: Vjosa Osmani mbrojti sot, urat që ndërtoi perëndimi dhe jo urat që po shkatërron Albini