Deklaratat e Lleshaj dhe Gjonajt për Dajtin, PD: Lot krokodili, e liroi drejtësia e re e Ramës

Deklaratat e Lleshaj dhe Gjonajt për Dajtin, PD: Lot krokodili, e liroi drejtësia e re e Ramës

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të dy ministrave, Lleshaj dhe Gjonajt për vendimin e gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda për Dritan Dajtin. Selia blu akuzon se dy ministrat reaguan pas tre ditësh pas presionit ndërkombëtar dhe revoltës së opinionit publik. Reagimet, PD-ja i cilëson si lot krokodili, që nuk e ndryshojnë faktin se 'vrasësi i 4 Dëshmorëve të Atdheut, Dritan Dajti është praktikisht i liruar nga drejtësia e re e Edi Ramës'. Në fund të deklaratës Partia Demokratike ngre edhe disa pyetje.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj e cilësoi vendimin si skandaloz, që rrezikon të kthehet në një precedent të rrezikshëm. Ajo shtoi se vendimi është një aferë korruptive nga segmente të drejtësisë, ku ende nuk ka arritur vettingu, ndërsa kërkoi nga KLGJ-ja që ti procedojë. Më i ashpër ishte ministri i Brendshëm që u shpreh se trupa e gjyqtarëve që dha vendimin ti bashkohet Dajtit pas hekurave. Lleshaj nuk dha detaje, por paralajmëroi veprime nga operacioni 'Forca e Ligjit' (lexo ketu).

DEKLARATE E PARTISE DEMOKRATIKE
3 ditë me vonesë, të shtrënguar nga presioni ndërkombëtar dhe revolta e opinionit publik, kukullat e Edi Ramës në Ministrinë e Brendshme dhe në Ministrinë e Drejtësisë u bënë pjesë e teatrit kriminal me aktor Dritan Dajtin dhe regjisor Edi Ramën. Lotët e krokodilit nuk e ndryshojnë dot faktin se vrasësi i 4 Dëshmorëve të Atdheut, Dritan Dajti, është praktikisht i liruar nga drejtësia e re e Edi Ramës.

Shqiptarët mund të gënjehen njëherë, por jo përgjithmonë!

Në vend që t’u besojnë kërcënimeve qesharake të eunukut të Ramës në Ministrinë e Brendshme, shqiptarët e dinë se karrigia e Edi Ramës është blerë nga votat e krimit të organizuar, i cili, fatkeqësisht, nuk luftohet dot me lot krokodili.

Faktet janë kokëfortë:

1. Edi Rama kishte nën kontroll Gjykata e Lartë, kur ajo zhvlerësoi dënimin me burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin dhe i hapi rrugë vendimit skandaloz që siguron lirinë e shpejtë të një prej kriminelëve më të tmerrshëm.

2. Edi Rama, njeriu që përgojon gjithë Tiranën,  heshti kur Gjykata e Lartë ndihmoi Dritan Dajtin, heshti edhe 3 ditë më parë, pas vendimit skandaloz për Dritan Dajtin.

3. Në qeverisjen e Edi Ramës të gjithë bandat dhe kriminelët më të rrezikshëm janë lënë të lirë, që nga Hakmarrja për Drejtësi, Banda e Durrësit tek Banda e Lushnjës dhe trafikantët ndërkombëtarë të kokainës në Xibrakë.

Në vend të lotëve të krokodilit për një vendim të dirigjuar nga Edi Rama, Ministrja e Drejtësisë duhet t’i kërkojë prokurorisë që të zbardhë përgjimet nga burgu të Dritan Dajtit dhe t’u thotë shqiptarëve:

Me kë komunikon nga burgu Dritan Dajti?

Kë shantazhon nga burgu vrasësi i 4 policëve në krye të detyrës?

Kush i ka dalë Dritan Dajtit garant për lirimin e tij të shpejtë?

Pyetjet janë konkrete dhe kërkojnë përgjigje konkrete, jo lojra fjalësh e mashtrime për shkarkime gjyqtarësh nga qeveria që ka në dorë të shkarkojë Vangjush Dakon, por vazhdon ta mbrojë atë për blerjen e votave në bashkëpunim me të ngjashmit e Dritan Dajtit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 10/02/2019 17:17

    PD pretendon se drejtesia e Rames i hoqi denimin ne vdekje Dajtit . Keto gjygjtar suc eshte e verteta, jane te kohes kur qeverisnit ju ,dhe nuk kane kaluar akoma ne siten e vetingut . Ministri LLeshaj kerkon qe jeto gjygjtar te shkojne prapa hekurave , ju su Shqup jeni dakort , apo ato kane zbatuar urdherin tuaj per te akuzuar qeverine , qe nuk nderhyn ne punet e drejtesise sikurse ju

    Përgjigju
    • Arbër: 11/02/2019 00:35

      Bravo redi!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor