Ambasadori rus në Vatikan, Aleksander Avdeev ka protestuar ndaj deklaratave të Papa Françeskut që dolën në shtypin amerikan, në lidhje me mizorinë e kryera nga personeli ushtarak rus në Ukrainë.

Duke folur për agjencinë e lajmeve “RIA Novosti” , ambasadori Avdeev tha se ka pasur bisedime mbrëmë me krerët e shërbimit diplomatik të Vatikanit.

"Unë shpreha indinjatën për insinuatat e tilla dhe vura re se asgjë nuk mund të lëkundë kohezionin dhe unitetin e popullit shumëkombësh rus," tha Avdeev.

Dje Papa Françesku, në një intervistë për revistën jezuite America , pati kritika të ashpra ndaj ushtrisë ruse. Ai tha se disa grupe pakicë të ushtarëve të saj, kanë pasur sjellje më të këqija sesa të tjerët, në luftën e nisur në Ukrainë muaj më parë.

“Trupat “më mizore” janë zakonisht ato të çeçenëve dhe burjatëve”, ka thënë Papa.


Lajmi kryesor:

Lufta, Kievi: 84 raketa ruse po hyjnë nga Deti i Zi në Mesdhe! Senati tërheq amendamentin që zgjati dërgesën e armëve në Kiev me një vit