Deklaratat e policisë për parandalimin e dhunës/ Braimllari: Janë provokative, ne jemi perëndimorë

Deklaratat e policisë për parandalimin e dhunës/ Braimllari: Janë provokative, ne jemi perëndimorë

Endrit Braimllari

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari deklaron se protesta e sotme është vendimtare për të gjithë shqiptarët pavarësisht bindjeve politike. Ai i quan provokative deklaratat e policisë, të cilat paralajmëruan paraditen e sotme se kanë indicie se protesta e sotme do të jetë e dhunshme.

Ai thotë se LSI distancohet nga dhuna dhe dënon çdo akt dhune pasi beteja e opozitës është vetëm garantimi i votës së lirë.

"Sot është një ditë vendimtare për të gjithë shqiptarët pavarësisht bindjeve të tyre politike.

Para shqiptarëve janë vetëm dy rrugë: ajo e kthimit të Shqipërisë para 30 viteve nën diktaturë, në një vend pa zgjedhje të lira dhe të ndershme, me votime fasadë dhe të një qeverisjeje në shërbim të një klani njerëzish të inkriminuar. Dhe rruga për një Shqipëri demokratike, me zgjedhje të lira dhe të ndershme, me një qeverisje në shërbim të gjithë shqiptarëve.

Ne kemi zgjedhur rrugën e dytë. Ne refuzojmë deklaratat provokative dhe politike të drejtuesve të Policisë.

I bëjmë thirrje të ushtrojnë vetëpërmbajtje në veprimet e tyre, pasi protesta e shqiptarëve do jetë demonstrimi i qytetarisë dhe vlerave perëndimore.

Qartësoj për të gjithë se asnjë rrethanë ne nuk e duam dhunën dhe distancohemi nga ajo.

Ne kemi diçka shumë më të fortë dhe fitimtare se dhuna, ne jemi bashkë me zërin e qytetarëve.

Lëvizja Socialiste për Integrim dënon çdo formë dhune, nga kushdo që e bën. Beteja pa kthim e opozitës dhe qytetarëve shqiptarë është vetëm garantimi i votës së lirë dhe të ndershme e qytetarëve.

Njeriu i dhunës dhe marrjes së pushtetit përmes dhunës së kriminelëve është Edi Rama.

Dita e sotme do i tregojë qartë edhe atyre që nuk po arrijnë të shohin të vërtetën e manipulimit të zgjedhjeve se shqiptaret janë më të bashkuar se kurrë kundër arrogancës, krimit të organizuar në pushtet, oligarkëve oborrtarë të Edit, kundër rrugës që na kthen në diktaturë.

Beteja jonë nuk është kundër policëve te thjeshtë, kundër godinave të institucioneve, por kundër sistemit kriminal në pushtet. Protesta e sotme është protestë kundër dhunës të ushtruar nga Edi Rama ndaj qytetarëve të këtij vendi. Është protestë kundër varfërisë, papërgjegjshmërisë dhe arrogancës së Rilindjes, kundër grabitjes së paskrupullt të taksave dhe pronave të shqiptarëve.

Sot është një ditë vendimtare për të gjithë shqiptarët pavarësisht bindjeve politike. Ndaj sot të bashkojmë zemrat në protestën e orës 19;00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Të jemi të gjithë bashkë për Shqipërinë tonë, për familjen shqiptare, për Kombin", thotë Braimllari.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sula: 08/06/2019 20:47

    ha ha ha Brahimllari perendimor .Ik e mcifu ke kopshti zollogjik e zevenso majmunin

    Përgjigju
  • Un fen ti pi o brahimkarr: 08/06/2019 18:40

    Kur u bëre ti perëndimor o BRAHIMKARR ti shif si ke emrin BRAHIM KARR

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja