Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me deklaratat e sotme të Kryeministrit Edi Rama për kontrollin me dronë të territorit për të shmangur ndërtimet pa leje.
Bardhi sjell në vëmendje përmes një video deklaratat e ngjashme të Edi Ramës në vitin 2022 ku deklaronte se kontrolli i territorit do të behet përmes dy satelitëve në kohë reale.
Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:
Edi Rama dje dhe sot, nga satelitët fantazëm tek dronët luftarakë!
Ajo që nuk ndryshon prej 12 vitesh është epoka e mashtrimit të shqiptarëve nga Edi Rama. I njëjti mashtrim në 2022, i njëjti mashtrim edhe sot. Ndryshon vetëm “mjeti”: nga satelitët kemi kaluar tek dronët!
E gjitha për të justifikuar aferën e radhës, para të taksapaguesve që jepen për qokë personale dhe që nuk shërbejnë për asgjë! E vërteta e kontrollit të territorit është që njerëzve u shkelet syri para zgjedhjeve për t’u marrë votën, pastaj shpërthejnë “muçërit” dhe u marrin shpirtin dhe kursimet e jetës.
Për pasojë paligjshmëria nuk buron nga njerëzit. Një qeveri që u shkel syrin njerëzve për të shkelur pak ligjin në këmbim të votës nuk e zgjidh problemin as me satelitë fantazëm, as me dronë imagjinarë. Problemi është vetë Edi Rama!
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Korrik, 08:41
Si mendoni se po menaxhohet situata me zjarret?
-
Mirë
38.8%
-
Keq
46.4%
-
Nuk e di
14.9%
Vota total: 276
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Peshëngritësja Enkileda Carja mori medalje të artë, Rama: Theu tre rekorde evropiane
27 Korrik, 20:29
-
FOTOT/ Tirana çlirohet nga zaptimet, Rama: Aksioni do vijojë sa të jetë nevoja
27 Korrik, 15:46
-
Efektivi dhunoi kamerierin, Rama: Të përjashtohet nga Policia! Zyrtarëve s’do tu tolerohen shkeljet që cenojnë komunitetin apo qytetarin
27 Korrik, 15:26
-
Aksioni i lirimit të hapësirave publike, Rama publikon videon: Shkodra ka nisur të marrë frymë lirisht
27 Korrik, 13:31
-
Rrëfimi ndryshe i Linda Ramës: Ja pse refuzova të përfshihesha në politikë dhe t’i qëndroja përballë duke zgjedhur shoqërinë civile!
26 Korrik, 20:14
-
Zaptimi i hapësirave publike, Rama denoncon një tjetër rast: Guximtarë që kanë zënë lulishten e komunitetit, do lirohet si të tjerat (VIDEO)
26 Korrik, 15:06
-
‘Ndihemi mirë këtu’, Rama ndan videon e turistëve në Sarandë: Na pëlqejnë plazhet, njerëzit, traditat e ushqimi
26 Korrik, 14:35
-
Rama: Shkolla “Ndre Mjeda” në Shkodër po rilind, standarde bashkëkohore për 800 nxënës
26 Korrik, 12:07
-
Eduard Zaloshnja: Rama po bën përshesh në sheshin elektoral që ka gjetur
26 Korrik, 09:35
-
Rama publikon videon e artistes britanike që këndon shqip: Shqiptar bëhesh edhe me zemër!
26 Korrik, 08:56
-
‘Rikthejmë hapësirat për pushuesit’, Rama publikon pamjet nga Kepi i Rodonit: Garantojmë akses të barabartë e kushte dinjitoze
25 Korrik, 18:05
-
‘I privuar padrejtësisht, por populli i lirë përjetësisht’, Rama mbështet Thaçin: Ajo që s’është e lirë është drejtësia ndërkombëtare
25 Korrik, 12:14
Dëgjoheni këtë kryetarin e BQve.
Përgjigju