Kryeministri Rama ka reaguar në lidhje me deklaratat e ardhura nga disa zyrtarë të Britanisë së Madhe të cilët i kanë akuzuar shqiptarët se pjesëtarë të grupeve kriminale dhe kanë kërkuar largimin. 

Në një postim të gjatë në Twitter Rama shkruan se vënia në shënjestër e shqiptarëve (siç bënë disa me turp kur luftuan për Brexit) si shkaku i krimit të Britanisë dhe problemeve kufitare e bën retorikën e lehtë, por injoron faktet e vështira. Kryeministri thotë se të përsërisësh të njëjtat gjëra dhe të presësh rezultate të ndryshme është çmenduri (shprehje e Ajnshtajnit!)

“70% e 140,000 shqiptarëve që janë shpërngulur në Mbretërinë e Bashkuar jetonin në Itali dhe Greqi. 1200 prej tyre janë njerëz të biznesit. Shqiptarët në Britaninë e Madhe punojnë shumë dhe paguajnë taksa. Britania e Madhe duhet të luftojë bandat e krimit të të gjitha kombësive dhe të ndalojë diskriminimin e shqiptarëve për të justifikuar dështimet e politikave.

Shqipëria është një vend i NATO-s dhe po negocion anëtarësimin e saj në BE. Është gjithashtu një vend i sigurt origjine. Kur Gjermania pati një problem të ngjashëm, ajo shtrëngoi sistemet e veta. Britania e Madhe mund dhe duhet të bëjë të njëjtën gjë, duke mos u përgjigjur me një retorikë krimi që përfundon duke dënuar të pafajshmit.

Shqipëria nuk është një vend i pasur dhe ka qenë për një kohë shumë të gjatë viktimë e perandorive, ne kurrë nuk kemi pasur tonat. Ne kemi për detyrë të luftojmë krimin në shtëpi dhe po e bëjmë këtë me vendosmëri, pasi bashkëpunojmë ngushtë edhe me të tjerët. Gati për të punuar më afër me Mbretërinë e Bashkuar, por faktet janë vendimtare. Kështu është edhe respekti i ndërsjellë”, ka shkruar Rama.

Mediat britanike kanë shkruar sot se se emigracioni masiv i të rinjve shqiptarë është kthyer në problematikë të madhe dhe se ministrat britanikë po hartojnë plane për të deportuar mijëra azilkërkues shqiptarë pothuajse menjëherë pasi ata mbërrijnë me gomone në Britaninë e Madhe. 

Në propozimin e bërë nga ana e ministrave britanikë kërkohet që të shmanget dhënia e kohës për shqiptarët që nuk arrijnë të marrin azil dhe deportimi i tyre brenda disa ditëve. Aktualisht, emigrantët e paligjshëm shqiptarë të cilët mbërrijnë në Britaninë e Madhe, në bazë të një procesi ligjor, vendosen në hotele të cilat kanë kosto të lartë për taksapaguesit britanikë.

Një tjetër propozim që po shqyrtohet është një ashpërsim i dënimeve për rastet e "skllavërisë moderne" që sipas ministrave britanikë është zbrazëtia më e madhe në sistemin e emigracionit. Sipas shifrave të dhëna nga Home Office, numri i emigrantëve shqiptarë të cilët pretendojnë se janë viktima të skllavërisë moderne, pritet të dyfishohet këtë vit duke arritur në 5 mijë persona. Ministri i Emigracionit, Robert Jenrick tha se shqiptarët po ‘abuzonin’ me aktin ligjor aktual dhe po vononin përpjekjet për dëbim. Duke paguar bandat e kontrabandës së njerëzve për t'i çuar në Britaninë e Madhe, shumë  burra shqiptarë ose kanë tentuar të kalojnë Kanalin ose po mendojnë ta bëjnë këtë

Sekretarja e Brendshme britanike, Suella Braverman tha dy ditë më parë se vendi përballet me një "pushtim" nga njerëzit që përshkojnë me varka kanalin anglez, ndërsa reagoi ndaj presionit në rritje për shkeljet e saj të përsëritura të sigurisë.Në propozimin e bërë nga ana e ministrave britanikë kërkohet që të shmanget dhënia e kohës për shqiptarët që nuk arrijnë të marrin azil dhe deportimi i tyre brenda disa ditëve.

Postimi Twitter

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:57
'Nëse nuk është pushtim që 40 mijë burra shqiptarë kanë hyrë ilegalisht në Britani, çfarë është?' Princ Leka i përgjigjet pyetjes së analistes britanike

Fluksi i emigrantëve shqiptarë në Britani është kthyer një ndër temat më të nxehta të ditëve të fundit. Analistja Sophie Corcoran ka bërë një postim në Twitter për 40 mijë shqiptarë që sipas saj kanë hyrë ilegalisht, ndërsa nuk i ka munguar komenti nga Princ Leka.

“Kur në vendin tonë hyjnë ilegalisht 40.000 burra kryesisht shqiptarë, Nëse nuk është pushtim, çfarë është?”, shkruan ajo në një postim në Twitter.

Ndërsa Princ Leka nuk ka hezituar që t’i komentojë duke i thënë se kjo shifër tregon se integrimi i shqiptarëve është një përmirësim për shoqërinë e Mbretësisë së Bashkuar.