Pak ditë më parë deklaratat e Maradonës për Lionel Messi-n pushtuan faqet e para të gazetave. “Il Pibe de Oro” u shpreh se futbollisti I Barcelonës nuk ka qenë kurrë lider te Argjentina.
“Eshtë e kotë që ta marrim më në konsideratë si lider të Argjentinës një njeri që shkon 20 herë në banjo para ndeshjes. Messi është Messi kur luan me Barcelonën, por nuk është I njëjti, kur luan me Argjentinën. Nëse do të isha trajneri i I Kombëtares, nuk do ta ftoja më atë.”-është shprehur Maradona.
Nuk kanë qenë të pakët figurat që kanë reaguar pas kësaj deklarate. Mario Cempes, një tjetër legjendë e Argjentinës, është shprehur se Maradona nuk e di se çfarë flet, ai është dikush që krijon gjithmonë probleme.
Reagimet e forta nuk kanë rënë në vesh të shurdhët, pasi “dora e zotit” është detyruar t’I japë sqarime Messi-t. Përfaqësuesi ligjor I legjendës argjentinase, Matias Morla, në një prononcim për mediat është shprehur: “Maradona do të telefonojë Messin për t’i shpjeguar atë që donte të thoshte. Diego është i trishtuar, i vjen keq për fjalët e Kempes, sepse e ka mbështetur gjithmonë ekipin kombëtar.”