Deputeti danez Lars-Christian Brask, tha se Danimarka po i merr seriozisht kërcënimet për aneksimin e Groenlandës nga Donald Trump.
“Nuk është se kemi frikë se Groenlanda ose Danimarka do të pushtohen nga SHBA-të”, i tha ai prezantuesit Wilfred Frost, shkruajnë mediat e huaja.
Kur u pyet nëse beson se kërcënimet kundër vendit të tij janë reale, Brask thotë se ato duhen marrë seriozisht.
“Ai është një ngacmues, por të fillosh të pushtosh një vend aleat, një aleat që të ka ndihmuar në luftën kundër terrorizmit, në Afganistan, në Irak dhe ka pasur një marrëdhënie, një marrëdhënie të ngushtë për 80 vitet e fundit... është kaq e vështirë të imagjinohet që një partner, një mik do të ta bënte këtë”, tha ai më tej.
"Duhet të zbulojmë se çfarë është e rëndësishme për Trumpin", vijoi Brask.
Brask shtoi se mendon që kryeministri britanik Sir Keir Starmer është një nga udhëheqësit e fundit evropianë që mbështet Danimarkën.
Lajmi kryesor:
Vullnetmirët e Europës i përgjigjen Trump: Groenlanda është pjesë e NATO-s, kufijtë nuk preken
Komente












