TIRANË- Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka bërë me dije sot nëpërmjet një deklarate për mediat se në vijim të punës për rakordimin e dorëzimit në afat të dokumentit zyrtar "Deklaratë e Interesave Private" ka konstatuar shkelje për 4 zyrtarë të niveleve të ndryshme të cilët janë në shkelje të afateve të dorëzimit të deklaratës së interesave private, dhe konkretisht, Jonito Selimaj, Zaide Haziraj, Besnik Këndezi, Demir Gjana.

ILDKP, njofton se "Për mosdeklarim periodik apo me kërkesë, në afat dhe pa shkaqe të arsyeshme, zyrtari ose personi i lidhur me të, që mbart detyrim për deklarim, dënohet me gjobë nga 50.000 (pesëdhjetë mijë) Lekë deri në 100.000 (njëqind mijë) Lekë", Inspektori i Përgjithshëm, përmes Vendimeve të posaçme, vendosi masën administrative "gjobë, në shumen 100.000 (njëqind mijë) Lekë "

Gjithashtu, Inspektorati i Lartë u rikujton të gjithë subjekteve deklarues ndaj të cilëve është marrë masë administrative "gjobë", që në rast të refuzimit të dorëzimit të deklaratës së interesave private, subjekti konsumon elementë të veprës penale parashikuar në nenin 257/a, paragrafi i parë, i Kodit Penal, për të cilën ILDKPKI do të paraqesë kallëzim penal pranë organit të akuzës.

Marrë nga "ATSH"

Redaksia Online

(shqiptarja.com)