Deklarohet zyrtarisht shkarkimi
i drejtorit Kristaq Skrami
Zëdhënësja e Ministrisë së Kulturës ka komunikuar dje zyrtarisht për mediat shpalljen e konkursit për titullarin e institutionit të Teatrit Kombëtar
TIRANE- Zëdhënësja e Ministrisë së Kulturës ka komunikuar dje zyrtarisht për mediat shpalljen e konkursit për titullarin e institutionit të Teatrit Kombëtar, ku shkruan se: "Pas shumë vitesh stanjacion në skenën teatrore dhe përdorime të fondeve publike pa sjell rritje të cilësisë artistike, Ministria e Kulturës konsideron se reforma në Teatrin Kombëtar është tashmë, jo vetëm e domosdoshme, por edhe e pashmangshme. Kjo është kërkesë e politikave të reja për menaxhimin dhe edukimin artistic, por edhe thirrje që vjen nga vetë komuniteti i artistëve. Takime, shkrime dhe opinione të ndryshme të artistësh në media pohojnë se Teatri është në krizë...” Ndërsa lajmëron se konkursi do të jetë i hapur për të gjithë kandidatët që plotësojnë kriteret e vendosura, të cilat deri në afatet e shënuara do të shpallin platformat e tyre për Teatrin Kombëtar dhe do t’i mbrojnë ato përpara një komisioni përzgjedhës, zëdhënësja Milena Selimi komunikon edhe vijimin e reformës në Teatrin Kombëtar.
Në këtë njoftim mes të tjerash shkruhet se: “Në kushtet e një sistemi jofunksionues, keqmenaxhimi, mungese vizioni, cilësie artistike të pakënaqshme,Ministria e Kulturës konsideron se skena teatrore shqiptare duhet të ndryshojë… Reforma është e nevojshme për të fituar një publik të ri, veçanërisht gjeneratat e reja. Ajo synon gjithashtu të zhvillojë shkëmbimet rajonale e ndërkombëtare si dhe të modernizojë administrimin e teatrit në mënyrë që nxisë një model të ri të skenës teatrore në Shqipëri”. Paraqitja e dokumenteve të kandidati të ri për drejtor do të jetë brenda datës 26 Dhjetor 2013 pranë Zyrës së Protokollit në Ministrinë e Kulturës. Në këtë komunikatë janë përcaktuar kërkesat e veçanta dhe një varg objektivash. Ja kërkesat e veçanta që duhet të plotësojnë aplikantët për pozicionin:
Kërkesat e konkursit për drejtorin e ri të TK-së Të ketë arsim universitar dhe kualifikime plotësuese në art, menaxhim të projekteve.
Të ketë përvojë dhe krijimtari në fushën e artit skenik.
Të dëshmojë përvoja ndërkombëtare
Të njohë problemet dhe sfidat e teatrit shqiptar
Të ketë përvojë në projektet afatgjata në fushat e artit dhe të kulturës.
Të ketë përvojë në marrëdhënit me donatorët dhe grupet e tjera të interesit. , si dhe në ngritjen e fondeve prej burimeve të ndryshme - si të sektorit publik ashtu edhe atë privat.
Të ketë aftësi të dallueshme komunikimi në ruajtje dhe zhvillim të kontakteve brenda dhe jashtë institucionit si dhe me partnerët vendorë e ndërkombëtarë.
Të ketë njohuri të mira të një ose më shumë gjuhëve të huaja.
Dhu.Ha.Shkrimi u publikua sot (06.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
41.2%
-
Jo
48.1%
-
Nuk e di
10.7%
Vota total: 8623
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA-ja pezullon ndihmën financiare për Gjeorgjinë, njofton Blinken
31 Korrik, 17:48
-
Taksistët e vetëpunësuar në protestë, Bashkia e Sarandës tërhiqet nga vendimi për licencimin e taksive elektrike
31 Korrik, 17:28
-
Fermerët e Maliqit sërish në protestë: Po falimentojmë, gruri e patatja shiten nën kosto, na ‘mbyti’ importi!
31 Korrik, 17:23
-
Rruga e re Elbasan-Qafë Thanë kalon përmes fshatit Hotolisht të Librazhdit! Banorët në protestë: ARRSH-ja të ndryshojë projektin, dëmtohen shtëpitë e tokat
31 Korrik, 17:18
-
Shuhet zjarri në Shëngjin, Mbrojtja Civile: Në 4 ditë u angazhuan 308 efektivë të Forcave të Armatosura
31 Korrik, 17:10
-
SHBA-ja kryen sulm 'mbrojtës' në Irak
31 Korrik, 17:07
-
Gabimet që bëni me ilaçet të cilat dëmtojnë rëndë shëndetin
31 Korrik, 16:49
-
Të shpallur në kërkim për disa vepra penale, ekstradohen tre persona në Shqipëri nga Italia dhe Zvicra (EMRAT)
31 Korrik, 16:45
-
Caktimi i datës së zgjedhjeve në Kosovë, Kurti nuk i shkon në takim Vjosa Osmanit! Presidentja: Mund ta pyesni atë, supozoj se është në zyrë
31 Korrik, 16:19
-
FOTO/ Makina me 2 turistë bie në kanalin e Butrintit, njëri në gjendje kritike, sillen në Tiranë
31 Korrik, 16:11
-
Të dielën votohet në Himarë/ KQZ teston pajisjet e identifikimit biometrik, Pelinku: Dyshime se fryrja e listës ndodhi në kohën kur u dekretuan zgjedhjet
31 Korrik, 16:05
-
Itali/ Vdekja e 7 vjeçares Anisa Murati, Prokuroria hap hetime për 'vrasje nga pakujdesia' për Famullitarin e Demontes dhe për animatorët e shkollës verore
31 Korrik, 16:02