Deklaroi se u qëllua me armë zjarri në Dibër, policia zbardh gënjeshtrën e 52-vjeçarit: Ishte i dehur, u plagos vetë kur doli nga makina

Deklaroi se u qëllua me armë zjarri në Dibër, policia zbardh gënjeshtrën e 52-vjeçarit: Ishte i dehur, u plagos vetë kur doli nga makina

Foto ilustruese

Faik Zeqja, 52 vjeç, është arrestuar për deklarim të rremë në Dibër, pasi u paraqit në spital me plagë në këmbë. Zeqaj pretendonte se ishte plagosur me armë zjarri nga disa persona të paidentifikuar, por pas hetimeve të policisë së Dibrës e vërteta qëndronte ndryshe.

Zeqaj është plagosur gjatë një aksidenti rrugor me makinën e tij, i cili i drejtonte i dehur. Sipas hetimeve bë aksin rrugor Shupenzë-Maqellarë, 52-vjeçari duke drejtuar automjetin tip 'kamionçinë', në gjendje të dehur  dhe në sens të kundërt të rrugës, në momentin që ka zbritur nga automjeti, është dëmtuar në pjesën e këmbës dhe ka qëndruar në mes të rrugës.

Më pas ai është dërguar në qendrën shëndetësore në Maqellarë duke thënë se plagët i ishin bërë me armë zjarri nga persona të tjerë.

Pas vërtetimi se ai po udhëtonte në sens të kundërt,  Zeqjës i është bërë dhe testi i alkoolit dhe ka rezultuar në gjendje të dehur në masën 0.61 mg/l.

52-vjeçari është arrestuar për  "Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt" dhe "Kallzim i rremë".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini