Dekoderat për familjet në nevojë
llogje "Kavaje" në Kom. e Medias 

Dekoderat për familjet në nevojë<br />llogje "Kavaje" në Kom. e Medias 
Mbledhja e sotme e Komisionit të Medias, është shoqëruar me debate mes opozitës dhe mazhorancës. Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, ka shprehur shqetësim për nismën e qeverisë që pajis me dekodera 84 mijë familje në nevojë.

Mazhoranca e ka cilësuar këtë diskutim si jashtë rendit të ditës, dhe deputeti i PS-së, Fatmir Toçi, ka akuzuar deputetin demokrat, se qëllimisht prish mbledhjet në mënyrë të vazhdueshme.

DEBATI

Luçiano Boçi: Ka një strategji për shpërndarjen e dekoderave për familjet në nevojë. Përjashtohen familjet që kanë elektroshtëpiake. Domethënë dhe ata që kanë TV. Me çfarë do ti lidhin dekoderat ata? Me frigoriferin? Të thërrasim ministren këtu për informacion.

Alfred Peza: Po sillemi jashtë axhende. Kolegu nuk vepron sipas rregullores. Është një çështje që i takon ministrisë së mirëqenies. Le ta diskutojnë këtë çështje kolegët e komisionit të çështjeve sociale. Thërrisni ministrin në interpelancë, ose kryeministrin. Jo këtu.

Luçiano Boçi: Kërkova të thërrasim ministren për informacion.

Fatmir Toçi: O zotëri, mos na e prish mbledhjen. U bë e disata herë që e bën këtë. Ti sikur mendon rrugës Elbasan-Tiranë si t’ju prish mbledhjen këtu.

Luçiano Boçi: Unë jam anëtar i këtij komisioni....

Fatmir Toçi: S mund të bëjmë këtu llogje Elbasani.

Luçiano Boçi: I bëjmë dhe Kavaje po deshe..

Fatmir Toçi: Po boll tani...gjithnjë kjo histori me ty. Të të vijë rëndë.

Luçiano Boçi: Mua më vjen rëndë për gjuhën që përdor ti.

Fatmir Toçi: Kemi vetëm dy pika rend dite. Të ti lexoj se mos nuk i di fare..
Genc Pollo: I lexova unë. S ka nevojë.

Luçiano Boçi: Thuam kur te mbarosh.

Fatmir Toçi: Ti nuk mbaron asnjëherë. Dashke të mbaroj unë.

Musa Ulqini: Të respektojmë rregulloren.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal