TIRANE -  Me medaljen që i rezërvohet vetëm kryetarëve të shteteve është nderuar nga kryeministri Edi Rama profesori i Akademisë së Arteve Robert Papavrami, babai i violinistit virtuoz dhe me famë botërore Tedi Papavrami.

“Nderojmë pedagogun e veçantë të shumë talenteve shqiptare të violinës, i cili vendosi një gur të rëndë themeli për shkollën e violinës.  Një medalje që kryeministri ia dorëzon kryetarëve të shteteve apo qeverive sipas protokollit. Këtë protokoll kam vendosur ta thyej përsëri për Ermonela Jahon dhe besoj se jo vetëm asnjë kryeministër s’do të ndihej më i vogël nëse këtë medalje e merr dhe Bert Papavrami, por edhe unë vetë duke i dhënë këtë medalje Bertit, ndreroj këtë godinë, këtë institucion dhe autoritetin e kryeministrit që për një periudhë kohe kam privilegjin të pqfaqësoj. Ashtu sikurse jam i bindur që në një jetë tjetër nëse nuk do kishte opsesion si ta bëntë të birin një vilolinist të njohur, me siguri Bert Papavrami do kishte qenë në vendin tim (kryeministër), por jo në demokraci, por në një lloj diktature siç vetëm ai di të vendosë. Për një pedagog të jashtëzakonshëm, babait të tedit, dhe së fundi diktator shembullor i dorëzoj këtë medalje, e cila shpreh nderimin dhe dashurinë e shumëkujt që s’është këtu sot”, tha Rama para të pranishmëve në sallën e Hartave.

edi rama tedu papavrami

Duke e gërshetuar fjalimin e tij me një letër “shfajësimi” që Tedi Papavrami i kish dërguar kryeministri Rama për mospraninë e tij në këtë ceremoni për të atin, shefi i qeverisë përcolli jo vetëm emocion tek profesor Papavrami, por edhe vlerësime për kontributin e tij në shkollën shqiptare të vilonave. 

edi rama tedu papavrami

“Babo nuk erdha dot por po studioj mirë violinë”, kështu e nis letrën Tedi (citon kryeministri Rama) në pamundësi për të marrë pjesë në këtë pritje.  Tedi thotë (citon sërish Rama): Një Papavram mbase mjafton për Shqipërinë! E bën për të justifikuar mungesën pse nuk erdhi”, tha kreu i qeverisë.
 
Në nderim të një shqiptari shumë kokëfortë, një pedagogu të veçantë. Sot djali i tij ndodhet në majën vetëm ku një baba kokëfortë do të guxonte të mbante djalin”, tha Rama.

Kryeministri rama e ka cilësuar familjen Papavrami si një dinasti. “Sot nuk kremtojmë thjesht dekorimin e Robertit, por sot kemi dinastinë e tyre,” tha Rama, duke sjellë në vëmendje edhe gjyshin e Tedit, dr.Papavramin.

edi rama tedu papavrami

Rama e ktheu pas në kohë profesorin e Akademië së Arteve teksa i kujtoi momentet e vështira kur Berti, siç kryeministri i foli gjatë gjithë konferencës, ndërtoi ëndrrat e tij ndryshe, brenda regjimit të asaj kohe. 

“Pantallonat e shkurtra të Bertit në mes të dimrit dhe motorçikleta me kosh, janë dëshmi ekeskluzive e një aventure të përgatitur fshehtas. Tedi donte lirinë e fëmijës pa violinë, Berti donte lirinë për fëmijën me violin. Pas një muzikanti të mirë ka pas një pedagog të mirë, gjë të cilën Roberti e ka bërë në Shqipëri dhe në Francë”, tha Rama në fjalimin e tij.

edi rama tedu papavrami

Pedagogu 80-vjeçar ndonëse nuk ka mundur të fshehë emocionet e tij përpara kryeministrit dhe të pranishmeve, i kaloi ato me batuta.

“E kam të vështirë t’i shpreh emocionet, pasi Tedi në njërën anë Kryeministri në anën tjetër, njëri më hoqi pantallonat, tjetri xhaketën me zhveshën fare. Kur kam qenë i vogël isha çun doktori, pastaj djali i doktor Papavramit. U bëra pedagog klasik, prap djali i Papavramit. Kur fillova shkollën time më thanë profesor Papavrami. Fat i mirë ose i keq, nxorra Tedin pastaj më thanë babai i Tedit. Kështu paska qenë shkruar!", tha profesori i violines.
 
Si mjeshtër i muzikes, Robert Papvrami la porositë e tij edhe për Liceun Artistik.

“Violina mësohet 5 vitet e para, ato ajnë baza, prandaj 8-vjeçarja e Liceut Artistik është baza", tha Paravrami.

Ceremonia për dekorimin e profesorit të njohur të violinës Robert Paprvrami u zhvillua në sallën e hartave në kryeministri. Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro vlerësoi faktin që kjo sallë është kthyer në vendin ku vlerësohet arti.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)