'Dekorove një xhelat, sadist të diktaturës', ish-i burgosuri politik Gëzim Peshkëpia i kthen Presidentit Meta dekoratën

Të ashpra janë reagimet pasi Presidenti Ilir Meta dekoroi para disa ditësh Mehdi Bushatin, ish-sportist por që akuzohet nga shumë ish-të burgosur politik si torturues i sigurimit të shtetit.

Gëzim Peshkëpia, një ish i burgosurit politik, anëtar i Bordit të Institutit studimit të krimeve të komunizmit ka marrë vendimin ekstrem për të doreëzuar dekoratën që ai ka marrë nga institucioni i Presidencës.

Në një letër të hapur drejtuar Presidentit të Republikës, Ilir Meta, Peshkëpia thotë se dekoratën e lartë që ka marrë nga shteti shqiptar ka mbajtur me krenari e nderim ne një kornizë në studion e tij në Gjermani të varur në mur. Por tashmë nuk e mban më pasi i njëjti institucion që nderoi atë ka nderuar një 'xhelat të diktaturës'.

"Them "e kam mbajtur" sepse nuk e mbaj më. Atë e hoqa dhe do ua kthej fizikisht në ccastin më të parë të mundshëm. Te dy dekoratat janë ekuivalente, por ndryshimi qëndron tek mbajtësit e tyre. Njëra i akordohet një familje të persekutuar keq nga regjimi komunist, ndërsa tjetra një persekutori sadist. Edhe pse nuk më është dhënë personalisht nga i njëjti President unë atë e kam konsideruar nga shteti shqiptar, institucioni i Presidencës si përfaqësues i tij. Ajo më përvëlon duart kur e di se të njëjtën simotër e mban një kriminel. Kjo në këtë rast fyen sedrën, lëndon plagën e vuajtjes së familjes time, qindra e mijëra familjeve të tjera, lëndon një plagë të pashembullt në histori. Mehdi Bushati është një xhelat konkret, jo figurativ. Ai le të veshë kostum futbollisti apo diplomati nuk e ndryshon dot fytyrën. Atë ia kanë treguar shumë bashkëvuajtës të mi që janë qëlluar me shqelma në kokë e trup, janë kafshuar si prej kanibalësh që i kafshonin e me gojën plot i pështynin në fytyrë. Duhet ti kini lexuar. Si ju bën zemra e nuk ju dridhet dora të firmosni atë dekret.

Ky sadist i lindur gjeti rastin të demonstrojë shtazërinë e tij monstruoze vetëm në saj të krushqisë me familjen e nr. 2 te diktaturës Hysni Kapo. Dëshmitarët kundra tij janë gjallë. Ndër të tjere janë të internuarit e Lushnjës. Mehdiu meriton gjyq e jo dekorate. Zoti President është në nderin tuaj ta anuloni këtë dekoratë. Bëjeni që mos tua mallkojnë dorën me të cilën firmosët", shkruan në letrën e e tij Peshkëpia.  

Kujtojmë se para pak ditësh po përmes një letre proteste, ish-të përndjekurit politikë i kanë shprehur indinjatën e tyre Presidentit Ilir Meta për faktin se sipas tyre ka dekoruar një prej xhelatëve me famëkeq të Sigurimit të Shtetit Mehdi Bushatin. Meta dje i dha Bushatit titullin e “Kalorës i Flamurit" si figurë  e rëndësishme e sportit shqiptar. Por në letrën e Nebil Çikës, kryetar i Shoqatës Antikomuniste të Ish-të Përndjekurve Politikë, drejtuar Presidentit shkruhet se personi që Meta ka dekoruar është autor i shume krimeve të komunizmit, arrestime, torturime e dënime të shumta politike gjatë diktaturës komuniste dhe një nga drejtuesit e lartë të organizatës kriminale e terroristë Sigurimi i Shtetit.

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 04/04/2021 01:34

    Mendoj qe medalja /Kalores i flamurit/,duhet dhene, gjykuar nga emri, per dicka teper kombetare,teper patriotike.Per sportin, duhet dicka me afer sportit,qe dhe emri i medaljes t'a pasqyroje.Ne kete menyre, do te evitoheshin keto <<prishje gjaku>> te kota qe nuk impresionojne me askend,pervec atyre qe jane te implikuar direkt me keto xhingla.

    Përgjigju
  • Djali: 03/04/2021 10:54

    Ilir flori eshte llumi i 95% te shoqerise shqiptare....kur eshte ai llum ne krye mendo pastaj ata qe i shkojne mbrapa atij dhe njerzve si ai...

    Përgjigju
  • Maks: 03/04/2021 09:20

    Me vjen shum keq per te denuarit politik te vertet Do te kisha deshir te dija per cfar esht denuar ky gezimi dhe pastaj te gjykojm nje personalitet si zoti bushati Sepse gjat ketyre 30 viteve kan dal me mijra njetez si te denuar politik ku ne fakt ata jan denuar si hajduter sabotues pedofila e ku di un Dhe do beja pyetjen kur do mbarroj dhenia e lekeve letyre gjoja te persekutar Dhe ca faj kemi ne si popull qe me taksat tona te mbahen ky grup parazitesh

    Përgjigju
    • Djali: 03/04/2021 10:56

      ti mire qe qenke idiot por qenke dhe anal-fabet....me siguri i shkon prapa Like floririt...

    • One: 03/04/2021 10:41

      Mesa duket s’e ke provuar as ti as ndonje familjar i joti dhimbjen e atyre njerezve. Dhe meqe inteligjenca jote s’e kupton se cfare dmth te marresh rinine personit dhe persekutosh familje te tera pa bere asnje krim, te uroj me gjithe shpirt qe te jepet mundesia ta provosh. E gjithe shoqeria kishte detyrim te rehabilitonte sado pak ata njerez sepse dolen nga burgu dhe kishin humbur gjithcka dhe madje s’u kishin mbetur as familje dhe as miq apo shok. Faji i shoqerise eshte se mbylli gojen dhe duartrokiste denimet politike.

  • Durresi: 03/04/2021 09:15

    Turp

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja