'Dekoroi torturuesin e sigurimit të shtetit', Çika për Report Tv: Meta të ndajë mendjen, është me xhelatët apo viktimat! Do ta bojkotojmë

Ilir Meta nuk ka asnjë të drejtë të flasë për krimet e komunizmit pa e ndarë mendjen nëse është me xhelatët apo me viktimat. Ky është qëndrimi i fortë i kreut të Shoqatës Antikomuniste të Ish-të Përndjekurve Politikë, Nebil Çika pasi kreu i shtetit dekoroi Mehdi Bushatin dje, një person i cili sipas ish-të përndjekurve ka qenë torturues i sigurimit të shtetit.

Në një intervistë për Report Tv, Çika thotë se shoqata që ai drejton do ta bojkotojë çdo aktivitet të Presidentit.

"Unë i kam kërkuar Metës që të ndajë mendjen, ose me viktimat ose me xhelatët. Nuk mund të marrin të njëjtin titull. Ne do të bojkotojmë çdo aktivitet të Ilir Metës sa të jetë President. Ne do të ndërmarrim hapat tona. Ilir Meta ka shkelur ligjin. Në konceptin tonë Presidenti s'ka pasur asnjë të drejtë të flasë për krimet e komunizmit. Me këto dekorime ai ka shkelur Kushtetutën dhe Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Me dekorime të xhelatëve të diktaturës nuk mund të shkohet në Evropë

Dje dhe sot unë kam marrë me mijëra mesazhe nga të përndjekurit dhe nga viktimat e drejtëpërdrejtë të Bushatit që janë të indinjuar nga Presidenti i Republikës.  Ata kanë gjetur një arsye për kontributin e tij në sport  pasi ai ka qenë 3-4 vite futbollist i ekipit të Sigurimit të Shtetit, Dinamos që ishte e Ministrisë së Brendshme. Ai ka harruar torturat që ka bërë z. Bushati.  Presidenti i Republikës sigurisht që besoj ka pasur dijeni por edhe nëse nuk ka pasur do duhej të merrte informacion. Ka qenë i njohur aktiviteti kriminal në shërbim të diktaturës i personit që z. Meta ka dekoruar. I bie që Gjermania të dekorojë Hitlerin pasi ka qenë piktor, apo Rumania Çauçeskun sepse ishte arkitekt. Unë nuk e di se çfarë e ka shtyrë Presidentin por ky është një skandal", tha ai.

Nebil Çika teksa foli për rolin e Mehdi Bushatit në periudhën e komunizmit tha se ai ka lënë pasojë të tmerrshme tek shumë familje.

"Bushati ka qenë një specialist i njohur i torturave që bëheshin në qelitë e sigurimit të shtetit. Unë kam botuar sot dëshminë e Demir Pojanit që është rrëqethëse. Vajza e Tuk Jakovës është me probleme mendore pikërisht prej torturave të Mehdi Bushatit. Ka edhe qindra raste të tjera. Ai është një nga figurat më të zeza të sigurimit të shtetit. Ka qenë torturues i drejtpërdrejtë", tha ndër të tjera  ai.

Kujtojmë se përmes një letre proteste, ish të përndjekurit politikë i kanë shprehur indinjatën e tyre Presidentit Ilir Meta për faktin se sipas tyre ka dekoruar një prej xhelatëve me famëkeq të Sigurimit të Shtetit Mehdi Bushatin. Meta dje i dha Bushatit titullin e “Kalorës i Flamurit" si figurë  e rëndësishme e sportit shqiptar. Por në letrën e Nebil Çikës, kryetar i Shoqatës Antikomuniste të Ish-të Përndjekurve Politikë, drejtuar Presidentit shkruhet se personi që Meta ka dekoruar është autor i shume krimeve të komunizmit, arrestime, torturime e dënime të shumta politike gjatë diktaturës komuniste dhe një nga drejtuesit e lartë të organizatës kriminale e terroristë Sigurimi i Shtetit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:49
Çika letër protestë Metës për dekorimin e Mehdi Bushatit, Zhiti: Akt shumë i rëndë i presidentit

Poeti i njohur, Visar Zhiti e ka cilësuar si një akt shumë të rëndë vlerësimin nga ana e presidentit Ilir Meta Mehdi Bushatin, 'torturuesin e komunizmit', sipas së cilit thellon dyshimin ndaj demokracisë.

Ai i ka dërguar një letër Nebil Çikës, Kryetar  i Shoqatës së (ish) të Përndjekurve Politikë ku thotë se veprohet me dy standarte; kur dekorojnë një ish-të përndjekur shohin dosjet e tyre, e ndërsa nuk ndodh e njëjtja gjë me 'persekutorët', që emrat e tyre mund të jenë edhe te muzeumet si “BunkArt-1”, “BunkArt-2”

"Faleminderit Visar ! I dashur Kryetar  i Shoqatës së (ish) të Përndjekurve Politikë,

Miku im Nebil Çika, Ju pershendes nga larg, nga SHBA, por dhe nga afër, nga zemra dhe bashkohem me Ju në protestën ndaj Presidentit të Republikës per dekorimin e eksponentëve të diktaturës, të mjeshtave “në sportin e torturave” të njerëzve. Kjo është saktësisht të behesh pjesë e atij krimi të madh shtetëror që e gjitha bota normale, ajo demokratike dhe e kulturuar e dënon.

Ashtu siç Ju degjova në një intervistë tuajën në një nga televizionet, kur Presidentët maten të dekorojnë ndonje nga te persekutuarit a ish te burgosurit politikë per qendresen dhe veprat kunder diktatures a të arratisurit, kontrollojne se mos u del në dosjet e tyre si bashkëpunëtor i Sigurimit famëkeq të Shtetit, që të mos e japin atë dekoratë, që vlen aq sa ai që e jep. Po pse nuk shihet per te tjerët në dosjet e tyre a kanë qenë me persekutoret, persekutorë vetë, shefa arrestimesh e torturash te tmerrshëm në qelitë e Sigurimit te Shtetit, që mund ta keni emrin dhe te muzeumet e tyre “BunkArt-1”, “BunkArt-2”, “Shtëpia me gjethe” a shtepi te tjera, - hymne të komunizmit?

Per persekutorët nuk ka asnjë hezitim vetēm nga dishepujt.Tirana e tiranëve po dekoron keshtu krimin, duke i venë në gjoks si dekoratë plagët e pashëruara të Shqiperisë. Akt shumë i rëndë, që e thellon dyshimin ndaj demokracisê, që po mundohemi të kemi.  Fantazma e diktatorit Enver Hoxha me ato te bashkepunëtorëve të tij po u afrohen zyrave që lanë, edhe më shumë. Dekorat e tij të pahequra po shkelqejne serisht, ashtu të pergjakura, në dekoratat që u japin presidentet shërbëtorëve te zellshem të krimit shtetêror. Shqipëria zyrtare keshtu mund te ketë president, por jo shqiptarët, as Ti dhe as unë.

Bashkohem me qendrimin dhe perpjekjet e të perndjekurve politike Shqiptarë si dje dhe sot në luftën kunder kthimit te diktarures, jo vetëm si moral, as si demokraci e tyre, e shndërruar në prantikë oligarkike e sistemit te dikurshëm.

Juaji, Visar Zhiti", shkruan Zhiti.

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dory: 31/03/2021 14:15

    Po jo o Nebil xhani, krahasimi qe ben me Hitlerin apo Causheskun eshte i gabuar, sepse presidenti nuk dekoroi Enver Hoxhen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin