Dekreti i klimës: Kthesa ekologjike e qeverisë italiane që e ka ndarë vendin në dysh

‘Një pikë kthese në krizën e klimës’, - kështu e ka pagëzuar qeveria italiane "dekretin e klimës", një seri masash që synojnë të vendosë Italinë në ballë të luftës kundër ndotjes për 15 vitet e ardhshme.

Marrëveshja e gjelbër me vlerë 55 miliardë euro, përfshin shpërblime për ata që përdorin transportin publik në vend të makinave private e deri te stimujt financiarë për tregtarët që do të eliminojnë paketimet plastike të lëngjeve dhe produkteve ushqimore.

Asnjëherë mbrojtja e mjedisit nuk ka qenë një zë kaq i rëndësishëm në shpenzimet publike italiane. Sipas Sergio Costa, Ministri i Mjedisit, Mbrojtjes së Territorit dhe Detit në qeveritë Conte I dhe Conte II, "Neni i parë i dekretit kërkon që i gjithë planifikimi ekonomik i kësaj qeverie dhe qeverive që do të vijnë në vitet e ardhshme, të jetë i gjelbër".

Strategjia e qeverisë italiane është gjenerimi i burimeve financiare për arsim si dhe mirëqenie dhe ulje e barrës tatimore, edhe pse sfida më e madhe për momentin mbetet hedhja e mbeturinave plastike, 500 mijë ton prej të cilave, çdo vit, përfundojnë në Detin Mesdhe.

Megjithatë, e ashtuquajtura ‘taksë për plastikën’, mbetet masa më përçarëse e gjithë paketës.

Projekti fillestar ishte të kërkonte nga kompanitë një shtesë prej 1 euro për çdo kilogram plastikë të prodhuar, përfshirë kapakë, shishe dhe në përgjithësi gjithë paketimet dhe etiketat e produkteve. Por me ankesat e nisura nga disa shoqata prodhuesish, të cilat pretendojnë se projekti rrezikon të dëmtojë të gjithë sektorin për shkak të kostove të mëdha të cilat do të shkarkohen mbi konsumatorët, qeveria është zotuar se do t’i rishikojë masat.

Kthesa ekologjike e qeverisë italiane duket se e ka ndarë elektoratin në dysh. Sipas një studimi të kohëve të fundit, vetëm 54% e italianëve janë në favor të masës së gjelbër qeveritare, e cila do të jetë pjesë e buxhetit të vitit 2020 të Italisë.

Një konsorcium i kompanive industriale dhe shoqatave tregtare tashmë ka nënshkruar një letër që i kërkon qeverisë tërheqjen e masës. Por Ministri Costa, thotë se "Asgjë nuk është përfundimtare. Ky është fillimi i një udhëtimi. Asgjë nuk është bërë në 40 vitet e fundit, kurse ne po prezantojmë një ligj të ri çdo tre muaj dhe mendoj se ky është një sukses i madh."

Për momentin, objektivi i deklaruar i Italisë mbetet ai i Kombeve të Bashkuara: emetimet zero deri në vitin 2050.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë