Dekreti i Presidentes, 18 dhjetori data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri

Dekreti i Presidentes, 18 dhjetori data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri

Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas përfundimit të konsultimeve me partitë politike dhe me KQZ-në, ka caktuar 18 dhjetorin, datë të mbajtjes së zgjedhjeve  të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

“Udhëzohet  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kryetar të Komunave: Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, në përputhje me ketë vendim dhe ligjin në fuqi”, thuhet në vendimin e Presidentes Osmani për caktimin dhe shpalljen e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për  kryetar të katër komunave në veri të vendit. Pas takimit me përfaqësues të partive politike, Presidentja Osmani ka potencuar se do t’i drejtojë një kërkesë partnerëve ndërkombëtarë për monitorim të zgjedhjeve dhe pjesëmarrje sa më të madhe ndërkombëtare në këtë proces zgjedhor”, njofton zyra për informim e Presidentes.

Bëhet e ditur se presidentja Osmani ka theksuar gjithashtu se institucionet e sigurisë do t’i ndërmarrin të gjitha masat në mënyrë që qytetarët pa dallim etnie, të  ndihen të mbrojtur, të sigurt dhe t`i realizojnë të drejtat e tyre kushtetuese.

Kjo datë e re zgjedhjesh në Kosovë vjen pasi filloi lirimi i institucioneve nga pala serbe. Policët serbë, gjyqtarët dhe anëtarët e administratës hoqën dorë nga të qenurit pjesë e institucioneve kosovare. Kështu bënë edhe kryetarët e komunave veriore. Kësisoj, presidentja, konform ligjeve në fuqi dhe në koordinim me Komisionin Qendror Zgjedhor, ka vendosur për 18 dhjetorin, si datë zgjedhore.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Krujë, vendoset busti i firmëtarit të Pavarësisë, Mustafa Merlika! Kryeministri që bëri realitet ‘Shqipërinë etnike’

Krujë, vendoset busti i firmëtarit të Pavarësisë, Mustafa Merlika! Kryeministri që bëri realitet ‘Shqipërinë etnike’