Presidenti Ilir Meta ka kthyer një tjetër ligj në Kuvend. Meta ka vendosur që të mos dekretojë ligjin për prokurimin publik. Në argumentim Meta shkruan se ky ligj është në kundërshtim me parimet dhe dispozitat kushtetuese që mbrojnë sigurinë juridike.
"Dispozita të caktuara të këtij ligji, evidentuar në vijim të këtij arsyetimi, bien në kundërshtim me parimet dhe dispozitat kushtetuese që mbrojnë sigurinë juridike, lirinë ekonomike, barazinë para ligjit, si dhe me nevojën për eficiencë në planifikimin e përdorimin e fondeve buxhetore përmes prokurimeve publike.
Për këto arsye, Presidenti i Republikës, bazuar në arsyetimin e mëposhtëm në mbështetje të nenit 85 pika 1 të Kushtetutës, ka vendosur kthimin për rishqytim të këtij ligji me qëllim që Kuvendi i Shqipërisë, të rishikojë edhe një herë ato dispozita që përmbajnë parashikime të paqarta dhe evazive, që mund të sjellin problematika shumë të mëdha gjatë zbatimit të tyre", thuhet në argumentimin e Metës.
Ligji për "Prokurimin publik" u miratua nga Kuvendi me 91 vota pro në seancën e fundit plenare të vitit të kaluar. Projektligji i ri parashikon shmangien e konfliktit të interesit si dhe ndërmarrjen e disa masave lehtësuese për të garuar për tendera. Për të marrë pjesë në një tender kompanive nuk do ju kërkohet që të dorëzojnë fillimisht dokumentacionin nëse përmbushin kushtet për të marrë pjesë në garë. Kompanitë do të kenë mundësi të konkurrojnë duke plotësuar një formular vetë-deklarimi. Si pasojë e abuzimeve të deritanishme me tenderat është vendosur që për kontratat e reja të mbahet edhe vlera e sigurimit. Kompanitë që tërhiqen do paguajnë 2% të fondit limit.

Arsyet e Kthimit te Ligjit nr. 162 - 2020
K.T./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50.1%
-
E gabuar
41%
-
Nuk e di
8.8%
Vota total: 3774
Lajme të tjera
-
Modeli politik i Giorgia Melonit; një shtysë për opozitën shqiptare
21 Mars, 19:51
-
Berisha do futet në zgjedhje nën logon e Metës, Fatos Klosi në Report Tv: U afrua me të se mbeti pa gjë, të kishte krijuar një parti të re
20 Mars, 14:53
-
Meta sulmon qeverinë: Hapin tender për blerje energjie 3-5 vjet, çmimi i fiksuar 123 euro më i lartë se në bursë! 14 maji do i thojë mjaft korrupsionit
20 Mars, 13:55
-
Ilir Meta tenton të korrigjojë deputetin e PS-së për Hajredin Pashën, por e bën më lëmsh
19 Mars, 20:16
-
Meta prezanton Silvia Cakën me gratë: Më shumë mbështetje për nënat e reja
19 Mars, 16:22
-
Lorenc Vangjeli: Tre njerëz në garë pa llogaritur Lulin
18 Mars, 17:57
-
Mero Baze: Kryemadhi ka të drejtë të ankohet për publikimin e financimeve ruse ndaj saj
17 Mars, 18:51
-
Meta me sipërmarrësit e vegjël: Premtojmë grante deri 20 mijë euro për çdo të ri deri në 25 vjeç që hap biznes
17 Mars, 18:15
-
Meta: Zgjedhjet e 14 Majit do të jenë historike! Bashkitë do të transformohen dhe do vihen në shërbim të qytetarëve
17 Mars, 10:33
-
Koalicioni me Rithemelimin, Meta: Fokusohet tek transformimi i këshillave bashkiakë! Me Berishën prishem vetëm nëse bëhet fjalë për 2 gjëra
16 Mars, 20:27
-
Lobimet e Metës dhe Kryemadhit/ Historia me paratë ruse nisi që nga investigimi i gazetës austriake Kronen Zeitung
16 Mars, 20:15
-
Vetëm 2 koalicione për 14 Majin, 'Bashkë fitojmë' streha e kandidatëve të Berishës që gjen ‘shpëtim’ sërish te Meta! ‘Aleanca Liberale e Djathtë’, krijesa tjetër e ‘Rithemelimit’
16 Mars, 19:43