Murrizi në emër të opozitës së re: Zhdekretimin nuk e kam lexuar në asnjë rresht të Kushtetutës

Murrizi në emër të opozitës së re: Zhdekretimin nuk e kam lexuar në asnjë rresht të Kushtetutës

Për herë të parë kanë dalë me një deklaratë të përbashkët edhe grupi parlamentar demokrat dhe i pavarur. Nënkyetari i Kuvendit Myslim Murrizi deklaroi se vendimi i presidentit Ilir Meta pra 'zhdekretimi' është një term që nuk e njeh as kushtetuta.

Ai nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejt nëse opozita e re do të votonte apo jo shkarkimin e Metës, por u shpreh se çdo deputet ka të drejtën e tij individuale për të vendosur. Murrizi u shpreh  se më 30 qershor do të ketë zgjedhje. Myslim Murrizi i bëri thirrje mazhorancës të vazhdojë para me opozitën e re në ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe të mos 'mbyllë' një sy ndaj opozitës. 

Ai ngriti dyshime dhe ju drejtua me një pyetje kryeministrit Edi Rama dhe liderit demokrat Lulzim Basha nëse "vazhdon ende marrëveshja e 17 Majit me Ramën dhe Bashën, pasi sipas tij postet e avokatit të popullit dhe KQZ që janë emëruar si rezultat i saj vijojnë ende në ato funksione. 

"I bëj thirrje zotit Rama se a e vazhdon më marrëveshjen e 17 Majit, në një kohë kur avokati i popullit dhe KQZ janë emëruar si rezultat i asaj marrëveshjeje", tha Murrizi.

A do votoni për shkarkimin e Metës?

Shqiptarët nuk duhet të kenë në kurriz një klasë politike që për të shpëtuar Kuvendin bëjnë marrëveshje dhe me dreqin. Të gjitha kërkesat që mund t'i drejtohen këtyre grupeve parlamentare kanë si kusht prishjen e këtij sistemi. Ne nuk jemi pjesë e marrëveshjes së 17 Majit. Ne kemi dinjitetin tonë, pra duhet të marrë fund bajraktarizmi i zgjedhjes. Asnjë në karriget e Kuvendit nga 2009 nuk është i zgjedhur nga shqiptarët

Cfarë mendoni për vendimin e presidentit Ilir Meta për të zhdekretuar zgjedhjet e 30 qershorit?

Nuk kam lexuar asnjë rresht të kushtetutës fjalën zhdekretim. Kjo është një shpikje alla shqiptarshe. Po kushtetuta ka qenë vullnet i dy liderëve politikë i zotit Berisha dhe zotit Rama në marrëveshjen e prillit 2008. Në atë kushtetutë thuhet qartë se presidenti i republikë derivon nga parlamenti. Unë do jem i pranishëm në Kuvend. Edhe here tjetër kamë thënë se zgjedhje ka kur ka alternativë.

Ka zgjedhje më 30 qershor?

Zgjedhje do ketë vetëm atje ku ka kandidat, në pjesën tjetër ka votime. Janë dy grupe parlamentare, rreth 20 deputetë, pjesa tjetër do ketë qëndrimin e tij.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vicidoli: 10/06/2019 16:01

    Birisha ka me dheg tan qendrat e votimit e sacjslistet ne turre druce

    Përgjigju
  • Altini: 10/06/2019 15:48

    Pse lexoke kushtetuten me kohen e lire ti?

    Përgjigju
  • asolingo: 10/06/2019 15:19

    Sic numeroje leket e vjedhura te lexosh dhe kushtetuten o analfabet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja