Dekretimi i Lleshaj/ Presidenti Meta: S'ka presion tek unë, e di shumë mirë procedurën
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka qënë i pranishëm ditën e sotme në konferencën ndërkombëtare të gazetarëve të Europës Juglindore “South East Europe Medi Forum” ku edhe ka folur mbi çështjen e dekretimit të “Lleshaj” dhe kalimin e Gruevskit për të Hungari nga toka shqiptare.Meta ka thënë se së shpejti do të ketë një përgjigjie institucionale lidhur me cështjen e Lleshajt, ndërsa për arratisjen e Nikola Gruevskit, presidenti ka thënë se politikanët nuk duhet t'i shmangen drejtësisë.
TIRANË- Presidenti i Republikës Ilir Meta ka qënë i pranishëm ditën e sotme në konferencën ndërkombëtare të gazetarëve të Europës Juglindore “South East Europe Medi Forum”. Nga gazetarët e pranishëm, shqiptarë dhe të rajonit, Meta është pyetur për çështjen e dekretimit të “Lleshaj” dhe kalimi i Gruevskit për të Hungari nga toka shqiptare dhe ka thënë se politikanët nuk duhet t'i tremben drejtësisë.
Mendoj që çdo politikan nuk duhet t’i shmanget as drejtësisë dhe as luftës politike. Ne kemi raste edhe në Shqipëri kur ka patur burgosje, por janë përballuar me kurajo. Kam një rastin tim. Në vitin 1992 morën peng dy oficerë policie nga protestuesit në zonën time elektorale. Unë shkova dhe i “shpëtova”. Për këtë çështje Prokuroria më hoqi imunitetin dhe donin të më fusnin në burg. Greqia dhe Italia më ofroi strehim politik por nuk e pranova një gjë të tillë. Politikanët duhet të qëndrojnë si burrat.
I pyetur nëse do ta dekretonte si ministër Sandër Lleshaj, tanimë që i është propozuar për herë të dytë nga kryeministri Edi Rama, Meta u shpreh se në ditët e ardhshme mbi rastin do të kishte një përgjigje institucionale e korrekte.
Jam presidenti i vendit dhe si i tillë kam përkushtim maksimal. Nuk ka asnjë presion që mund të ndikojë tek unë për të shkelur Kushtetutën. E di shumë mirë si funksionon procedura e emërimit të ministrit. Kam qenë kryeministër dhe kryetar Kuvendi dhe e di si funksionon. Në ditët e ardhshme do merrni përgjigje institucionale e korrekte dhe nuk kam ndërmend të përfshihem në debate.
Ilir Meta, president
Kryeministri Edi Rama dërgoi për herë të dytë në presidencë pak ditë më parë dekretin për emërimin e Sandër Lleshajt si ministër i Brendshëm. Cështja ka hapur një debat mes qeverisë dhe presidencës dhe kryeministr ka thënë se nuk ka asnjë arsye racionale apo kushtetuese që Meta t'a refuzojë kandidaturën e Lleshajt.
lum ne qe te kemi , do zoti viti i fundit o fundrrine
Përgjigju
Tiranasi: 15/11/2018 23:11
Do ta shikojme o mender burr se cfare burri do jesh ti kur te marri Drejtesia e Re ne dore Tani vazhdo ti bihesh Daulles si ci re ne kukes per zgjedhjet parlamentare o Hajdut Floriri konfrabandist Droge o Vrases Po do ti lani te gjitha Familjarisht ⛓
Përgjigju
Hinglateri: 15/11/2018 19:42
Ti je burre menderi
Përgjigju
ERP: 15/11/2018 19:36
Dita qe do te shohim ty te perballesh me drejtesine do jete nje dite e bukur per popullin. Do te thote qe gjerat po funksionojne me se fundi. Qenia jote President i vendit eshte turp per ne
Përgjigju
Sondazhi i ditës: 27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
Të drejtë
24%
Të gabuar
68.4%
Nuk e di
7.6%
Vota total: 2986
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
lum ne qe te kemi , do zoti viti i fundit o fundrrine
PërgjigjuDo ta shikojme o mender burr se cfare burri do jesh ti kur te marri Drejtesia e Re ne dore Tani vazhdo ti bihesh Daulles si ci re ne kukes per zgjedhjet parlamentare o Hajdut Floriri konfrabandist Droge o Vrases Po do ti lani te gjitha Familjarisht ⛓
PërgjigjuTi je burre menderi
PërgjigjuDita qe do te shohim ty te perballesh me drejtesine do jete nje dite e bukur per popullin. Do te thote qe gjerat po funksionojne me se fundi. Qenia jote President i vendit eshte turp per ne
Përgjigju