TIRANE - Dekriminalizimi i nenit 113 të kodit penal ku ushtrimi i prostitucionit konsiderohet vepër krim dhe dënohet me gjobë deri në tre vite burg është kundërshtuar nga juristët e qeverisë dhe parlamentit në seancën e mbajtur këtë të mërkurë në parlament.

Ka qenë Gjykata e Lartë ajo që ka kërkuar shfuqizimin e këtij neni si të papajtueshëm me kushtetutën. Gjykata Kushtetuese pasi ka dëgjuar argumentet e palëve, ka mbyllur seancën për tu shprehur me një vendim të zbardhur pas pak ditësh në faqen zyrtare të internetit.

Pala kërkuese, Gjykata e Lartë nuk ishte e pranishme në seancën e sotme, ndërsa me shkrim ka paraqitur argumentet e saj për dekriminalizimin e ushtrimit të prostitucionit me vullnet të lirë.

gjykata kushtetuese

gjykata kushtetuese

gjykata kushtetuese
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)