Dekriminalizimi/ Ish-deputeti i LSI në gjykatë, mashtroi me formularin 

Dekriminalizimi/ Ish-deputeti i LSI në gjykatë, mashtroi me formularin 

Shkëlqim Selami, ish-deputet i LSI

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të ish-deputetit të LSI, Shkëlqim Selami. Ai akuzohet për falsifikim dokumentesh, pasi ka gënjyer në formularin e vetëdeklarimit. Shkëlqim Selami, sipas prokurorisë është arrestuar në Itali në vitin 2006 pas urdhrit të lëshuar nga Gjykata e Brindizit në vitin 1994 me akuzën e pjesëmarrjes në organizate kriminale me qellim emigracionin klandestin nga Shqipëria drejt Italisë. Selami u zgjodh në 2013 deputet i LSI në Qarkun e Vlorës, ndërsa me futjen në fuqi të ligjit të dekriminalizimit në 2015, në formularin e vetëdeklarimit, nuk i ka pasqyruar hetimet dhe ndalimet në Itali. Më 29 dhjetor 2016, pas kërkesës së prokurorisë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pranoi kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për heqjen e mandatit të Shkëlqim Selamit. Nëse gjykata do të pranojë akuzën e Prokurorisë, Selami rrezikon të dënohet deri në këtër vjet. Neni 190 i Kodit Penal parashikon që falsifikimi ose përdorimi i vulave, i stampave apo i formularëve të falsifikuar ose paraqitja e rrethanave të rreme në këto të fundit, që u drejtohen organeve shtetërore, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet

Sqarimi i prokurorisë 
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim procedimin penal në ngarkim të të pandehurit, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve” parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal. Kuvendi i Shqipërisë me datë 17.12.2015 ka miratuar ligjin me nr. 138 Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike. Në zbatim të ligjit të sipërcituar, i pandehuri, në cilësinë e deputetit të Republikës së Shqipërisë, ka qenë i detyruar të plotësojë “Formularin e vetëdeklarimit” me anë të të cilit duhet të deklaronte ekzistencën ose jo të shkaqeve për të kandiduar, për të mos u zgjedhur, ose emëruar.

Nga këqyrja e formularit të vetëdeklarimit të të pandehurit, vihet re se ky shtetas i është përgjigjur me “JO” pyetjes nëse është caktuar ndaj tij ndonjëherë ndonjë masë shtrënguese e sigurisë personale në fuqi, ose jo.

Referuar dokumentacionit të administruar ne përgjigje të letërporosisë së autoriteteve italiane të drejtësisë, rezulton e provuar se ipandehuri është arrestuar në vitin 2006 në ekzekutim të masës së sigurimit “arrest me burg”, lëshuar nga Gjykata e Brindizit në vitin 1994, për veprën penale të “Pjesëmarrjes ne organizate kriminale me qëllim emigracionin klandestin”. Në datë 06.09.2006 masa e sigurisë është hequr dhe në datë 07.02.2007 Gjykata e Brindizit ka dhënë vendimin për shuarjen e veprës penale për arsye parashkrimi.

Në kushtet kur kemi të bëjmë me:
1) Një vendim gjykate për caktim mase sigurimi të padeklaruar që ka të bëjë me grupin e veprave të përcaktuara në sferën e nenit 2 pika 1 të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen, ose ushtrojnë funksione publike”, për të cilin personi nën hetim ka marrë dijeni pasi këtij personi i është dhënë një kopje në momentin që është ekzekutuar kjo masë.

2) Me një vendim që Gjykata e Brindizit nuk është shprehur për pafajësi sikurse ka deklaruar personi nën hetim për të cilin personi nën hetim ka dijeni, për arsye se dy avokatët që e kanë përfaqësuar në këtë gjykim, kanë qenë avokate të zgjedhur nga vete ai, arrihet në përfundimin se këto dy rrethana kanë qenë të detyrueshme për t’u deklaruar nga i pandehuri si rrethana të cilat kanë të bëjnë me shkaqet e parashikuara nga ligji për vazhdimin ose jo të funksionit. Në këto kushte, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka dërguar për gjykim procedimin penal në ngarkim të të pandehurit Sh. D, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve” parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal.

s.k/Shqiptarja.com
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion