Dekriminalizimi, Manja zbulon
projektin: Të preket Kushtetuta

Dekriminalizimi, Manja zbulon<br />projektin: Të preket Kushtetuta
TIRANE - Kushtetuta duhet t'i japë mundësi Kuvendit që të ndëhyjë në momente të caktuara për të penguar kandidimin ne poste politike te personave te caktuar kur e kërkon interesi publik. Kështu ka deklaruar anëtari i Komisionit të Dekriminializimit Ulsi Manja në një intervistë prë A1 Report për ndryshimet që do pasojnë për dekriminalizimin.

"Kushtetuta duhet të çelë një dritare që t’i jap një mundësi Kuvendit që në momente të caktuara kur e kërkojnë interesat e publikut Kuvendi të ndërhyjë me masa ligjore për të penguar kandidimin e këtyre personave dhe nëse do të hapej kjo dritare i jepet mundësia Parlamentit që këto ndryshime të bëheshin me Kodin Zgjedhor, pse jo dhe me korpusin tjetër të ligjeve penale siç është Kodi Penal dhe Kodi Procedurës Penale."- deklaroi gjatë intervistës Ulsi Manja.

Gjatë intervistës deputeti Manja theksoi se ligji "Severino" i propozuar nga PD prekte vetem kandidatët vendorë, ndërsa synimi i ligjit të ri është edhe përjashtimi i kandidatëve  per deputetë me të kaluar kriminale. 

Intervista e plotë e Ulsi Manjës
Zoti Manja ju jeni anëtar i komisionit të Dekriminalizimit, deri më tani ky komision nuk ka bërë asgjë, madje jeni detyruar të shtyni dhe aftin e këtij komisioni keni pasur më shumë replika e kundër replika politike sesa ndonjë gjë konkrete. Çfarë pritet të ndodh në këtë sesion të ri parlamentar kur pritet që vjeshta të jetë e ngjeshur sa i takon edhe punës për reformën në drejtësi? 
Le të themi që parlamenti në shtator fillon zezonin e vjeshtës , kthehet në rutinën e punës së zakonshme të një parlamenti . Krahas projektligjeve që do të miratohen në këtë sesion janë dhe dy komisione mjaft të rëndësishme të parlamentit që vazhdojnë punën , ai i reformës në drejtësi dhe ai i dekriminalizimit. Duke qenë anëtarë në të dy këto komisione kam njohuritë e nevojshme se si po punojnë këto dy komisione. Unë do të ndalem te Komisioni i dekriminalizimit për të cilin është thënë shumë, sigurisht që ju thatë që keni ngelur në kuadrin e deklaratave e kundër deklaratave , por unë e them se kështu do të shkojë kjo se opozita e ka bere çështjen e dekriminalizimit kauzë politike. Ndërsa për ne si mazhorancë çështjet e dekriminalizimit të parlamentit dhe jetës politike në përgjithësi janë çështje jetike për demokracinë dhe të ardhmen e saj. Pra ne nuk i shohim si qëllim në vetvete çështjet e dekriminalizimit, siç e sheh opozita si kauzë të saj politike, por e shohim si një çështje që ka të bëj me natyrën dhe thelbin e demokracisë. Sigurisht ne kemi përcaktuar qartazi për dekriminalizimin e Kuvendit dhe jetës politike dhe fakt është ngritja dhe funksionimi i këtij komisioni. Kemi bërë një tentativë duke paraqitur në kuvend edhe një draft konkret nuk u votua, juve opinioni publik jeni në dijeni që ky draft nuk e mori përkrahjen e opozitës dhe në këto kushte kërkuam zgjatjen e afatit të komisionit të dekriminalizimit deri në dhjetor. Ne si mazhorancë po punojmë me disa variante, për të patur një produkt konkret se cilat do të jenë rrugët ligjore për ti shkuar deri në fund këtij procesi që në gjykimin tim nuk është një proces i lehtë. Nuk mjafton vetëm vullneti politik, por duhen gjendur rrugët kushtetuese dhe ligjore për ta përmbyllur me sukses këtë proces të rëndësishëm.
 
 
Po a do të keni mundësi ju që të përmbyllni projektligjet për dekriminalizimin deri në dhjetor , dhe pa opozitën si do mund ta votoni këtë paketë?
Unë e kam thënë edhe në prononcimet e mia , qofte në Komisionin e Dekriminalizimit, por edhe në prononcime publike që çështja e dekriminalizimit është delikate ne kuptimin e garantimit dhe respektimit të disa parimeve dhe standardeve kushtetuese që ne sot kemi që lidhen drejt përsë drejti me liritë themelore të njeriut. E drejta për t’u zgjedhur nuk është e drejtë themelore edhe kushtetuta nuk e ka përfshirë në kapitullin e të drejtave themelore të njeriut pasi hartuesit e kushtetutës kanë pasur parasysh rastin e sakrifikimit të një interesi personal në dobi të një të mire publike, dhe çështjet e përfshirjes apo të depërtimit të personave me rekorde kriminale në politikë , janë çështje që në një moment të caktuar ligjvënësi mund t’i sakrifikojë në dobi të një të mirë publike. Ne sot kemi një problem me përfshirjen apo tentativën e personave me rekorde kriminale për t’u bërë pjesë e politikës . duke ju referuar konceptit të dënimit me vendim të formës së prerë të gjykatës kushtetuta jonë e ka zgjidhur si çështje.  Pyetja që shtrohet është a do të shkojë komisioni dekriminalizimit përtej konceptit të dënimit me vendim të formës së prerë të gjykatës? Këtu pastaj lind një problem që është respektimi i një parimi kushtetues që është prezumimi i pafajësisë, që thotë "askush nuk mund të pengohet nga kandidimi për sa kohë nuk ka një vendim dënimi të formës së prerë". në gjykimin tim personal, referuar eksperiencave qoftë europiane apo me gjerë, ka që kanë bërë zgjidhje të sforcuar në disa momente duke gjetur një zgjidhje të sforcuar midis skualifikimit nga kandidimi dhe respektimit të parimit të prezumimit të pafajësisë. Nëse opozita do të zhvishet pak dhe ta shohë më tepër si problem të natyrës kushtetuese juridike dhe që lidhet me të ardhmen e demokracisë së vendit dhe jo ta bëjë kauzë politike të momentit , për t’u kacavjerrë pas asaj kauze deri në dhjetor kemi kapacitet e duhura për ta përmbyllur këtë sepse nuk mungojnë as njohuritë , as ekspertët as eksperiencat, aq më tepër që tani kemi dhe një opinion të komisionit të Venecias që ka ardhur si kërkesë që ka bërë komisioni i dekriminalizimit.
 
Në rast se ju shkoni përtej parimit të prezumimit të pafajësisë, konkretisht cili do të jetë propozimi i shumicës për të frenuar kandidimin e këtyre personave ? Do të pranoni ju propozimin që lidhet me të ashtuquajturën ligji Severino  është një propozim konkret që ka ardhur nga opozita ?
Ne e kemi dhënë një propozim që nuk mori mbështetje në parlament në variantin që e tejkalon konceptin e prezumimit të pafajësisë ose shkon në një proporcion të caktuar me konceptin e prezumimit të pafajësisë. Ne aty sugjeruam skualifikimin nga kandidimi të personave që janë shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të rënda penale, ato që lidhen me çështjet e krimit të organizuar dhe ato që lidhen me narkotrafikun, por dhe krimet kundër personi. Po të shohim strukturën e veprave që ka kodi penal, pothuajse janë që të gjitha vepra që dënohen me 5 vjet burgim e lart. Pra dua të them që ky ishte një avancim nga koncepti i prezumimit të pafajësisë. Nëse Kushtetuta sot thotë pengohen nga kandidimi të gjithë personat e dënuar me vendim të formës së prerë të dënuar me dy vjet burgim e lart ne në draftin që propozuam avanconim nga koncepti dënimit dhe futëm pengimin nga kandidimi të personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të rënda penale ose edhe në kërkim nga autoritet gjyqësore shqiptare. Në gjykimin tim personal koncepti i prezumimit të pafajësisë sot ka avancuar në praktikë . Si ka avancuar? Fakti që sot në Shqipëri ka qindra e qindra persona me masë sigurimi arrest në burg që presin të gjykohen për vepra të rënda penale do të thotë që duhet parë nga komisioni se si mund të bëhet një avancim tej konceptit të dënimit sepse ç’kuptim do të kishte një person që sot ndodhet në arrest me burg, bie fjala për trafikim të lëndëve narkotike të bëhej pjesë e një gare politike qoftë në nivel vendor apo qendror sepse Kushtetuta dhe ligji nuk e pengon për sa kohë nuk ka një vendim të formës së prerë të një gjykate ai nuk pengohet nga kandidimi. Por ama në konceptin politik e moral ky person nuk mund t’i serviret sovranit për t’u votuar. Pra koncepti i prezumimit të pafajësisë në rrethet e jurisprudencës sot ka avancuar . Në fund të fundit për sa i përket të drejtës për t’u zgjedhur ka hapësira kushtetuese dhe ligjore për tu rishikuar vetëm për sa i përket pengimit për kandidim jo në raportet e tjera.

Lidhur me ligjin Severino unë në dijenin time ai ligj e shkel parimin e pafajësisë vetëm përsa i përket personave që duan të kandidojnë në pushtet vendor. Nëse Komisioni i dekriminalizimit do të arrijë në një variant përfundimtar për t’u votuar në kuvend duhet të jetë uniform në zbatimin e standardeve si në nivel vendor ashtu edhe për Parlamentin.
 
Ku do të preket Kushtetuta?
Në gjykimin tim nëse dekriminalizimi i Parlamentit dhe jetës politike në përgjithësi pasi dhe persona që marrin funksione të larta duhet të preken nga ky ligj. Nëse nuk preket Kushtetuta, nuk mund të ketë dekriminalizim të parlamentit dhe jetës politike sepse sot ka një zgjidhje kushtetuese dhe ligjore pra ajo që lidhet me konceptin e dënimit. Tani duhet të gjejmë një zgjidhje tjetër se si të pengohen persona me rekorde kriminale që të bëhen pjesë e politikës. Për mua mjafton që në kushtetutë ato dy - tre raste të pengimit nga kandidimi që janë dënimi dy vjet burgim e lart kur personi bëhet i paaftë mendërisht me vendim të formës së prerë, mund të shtohet dhe një fraze tjetër si dhe në rastet e tjera të përcaktuar ame ligj të kuvendit. Pra Kushtetuta duhet të çelë një dritare që t’i jap një mundësi Kuvendit që në momente të caktuara kur e kërkojnë interesat e publikut Kuvendi të ndërhyjë me masa ligjore për të penguar kandidimin e këtyre personave dhe nëse do të hapej kjo dritare i jepet mundësia Parlamentit që këto ndryshime të bëheshin me Kodin Zgjedhor, pse jo dhe me korpusin tjetër të ligjeve penale siç është Kodi Penal dhe Kodi Procedurës Penale.

Ju keni marrë kritika si komision edhe nga radhët e vet mazhorancës konkretisht nga kryetari i Komisionit të ligjeve njerësh edhe kreu i Komisionit të reformës në Drejtësi Fatmir Xhafa i cili ka thënë se ky komision ka bërë më shumë llafe sesa punë? Tjetra a mendoni se këtë draft për dekriminalizimin ta bashkoni me Reformen në Drejtësi? 
Kritikave të zotit Xhafa nuk u heq asnjë pikëpresje sepse kryetari i Komisionit te Ligjeve që është njëkohësisht edhe kreu i Komisionit te Reformës në Drejtësi, është shumë serioz dhe shumë punëtor e ambicioz në drejtimin e atij komisioni. Por zoti Xhafa e mat me kutin e vet edhe drejtimin e komisionit te dekriminalizimit, por fakt janë dy komisione që drejtohen nga dy kryetar që nuk kanë asnjë gjë të përbashkët me seriozitetin e punës dhe të asaj që marrin përsipër dhe këtu besoj se që qëndron kritika që ky komision ka patur më shumë llafe sasa punë sepse dhe ne si anëtar të mazhorancës në komisionin e dekriminalizimit kemi rënë në batakun e kritikave mediatike apo daljeve mediatike të opozitës që më tepër sesa seriozitet të punës për të bërë një dekriminalizim real të jetës politike e kanë kalur dhe nuk e lëshojnë si kauzë politike .

Personalisht edhe pse jam i bindur se opozita nuk do ta pranojë që puna e komisionit të dekriminalizimit të bëhet pjesë e punës së komisionit të reformës në drejtësi në gjykimin tim e them me bindje se dhe koha do me jap ndoshta të drejt në këtë gjykim, një dekriminalizim i jetës politike dhe i parlamentit do të ishte shumë më frytdhënës dhe shumë më rezultativ nëse do behej pjesë e komisionit të reformës në drejtësi sepse prekja e kushtetutës dhe e kodit zgjedhor është lançuar në draft strategjinë e komisionit të reformës në gjyqësor.

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rusia: Ballafaqimi me Perëndimin është i pashembullt në histori

Rusia: Ballafaqimi me Perëndimin është i pashembullt në histori