Spahiu: Denoncimet kolektive të socialistëve apo demokratëve në SPAK janë anti-kushtetuese

Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar në Report Tv ka komentuar dy kallëzimet që kanë përfunduar në SPAK, ndaj 23 deputetëve të opozitës për kaosin në seancën e së hënës, si edhe kallëzimi i opozitës ndaj 74 deputetëve socialistë për çështjen ‘Xhaçka’.

Spahiu tha në emisionin ‘Frontline’ tha se denoncimet kolektive të socialistëve apo demokratëve në SPAK janë anti-kushtetuese

“Parimisht jam kundër dy denoncimeve. Kam qenë jam dhe do mbetem që nuk mund të denoncohen deputetët e opozitës për shkak të një proteste kolektive që ata organizojnë. Ku mendoj unë se ka vepra penale. Nëse kryhen veprime fizike, si sot veprimi fizik i pengimit të deputetëve, qoftë i deputetëve demokratë që s’janë përjashtuar, qoftë i deputetëve socialistë përmes pengesës fizike, kemi të bëjmë me vepër penale. Goditja fizike ndaj një përfaqësuesi të Kuvendit është vepër penale, denoncimi se këta në mënyrë simbolike kanë djegur karriget gjykoj se nuk është vepër penale.

Sa i përket votimeve që marrin në procesin e ligjbërjes, Baçi apo çdo deputet tjetër, nuk mbajnë përgjegjësi penale për votimin pro apo kundër një ligji. Denoncimi që i është bërë deputetëve të PS s’ka bazë ligjore dhe është antikushtetues. Të dyja denoncimet kanë qëllim politik. Socialistët janë të bindur që nga konfrontimi fizik ata firojnë politikisht dhe publikisht. Përmes të gjitha mjeteve që përdoren, demokratët bien viktimë e specialistëve socialistë në Kuvend”, tha Spahiu.


Lajmi kryesor:

Spahiu: Amnistia për Salianjin duhet të kërkohej nga Berisha kur bëri pakt me Ramën dhe jo mbas ‘pilafit’


SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion