Del autopsia: Ivana Trump vdiq pasi u rrëzua nga shkallët

Del autopsia: Ivana Trump vdiq pasi u rrëzua nga shkallët

Ivana Trump

Ivana Trump, ish-bashkëshortja e parë e ish-presidentit Donald Trump vdiq nga plagët e marra pas rrëzimit nga shkallët. Ky është rezultati që ka dalë autopsisë e kryer pas vdekjes së Ivana Trump. Lëndimet e marra nga rënia nga shkallët kanë shkaktuar vdekjen. Kështu bëjnë të ditur mediat amerikane, duke cituar burime nga stafi mjekësor që kanë kryer analizat e urdhëruara nga prokurori.

Ivana Maria Zelnickova, një ish modele e lindur në ish- Çekosllovaki, 73 vjet më parë, vdiq më 14 korrik. Trupi i tij i pajetë u gjet i shtrirë në shkallët e banesës ku jetonte në Manhattan në Rrugën 64, përballë Central Park.

Trump kishte darkuar më herët në një restorant italian ku ishte kliente e rregullt. Fillimisht shkaku i vdekjes iu atribuua një arresti kardiak ose një sëmundje, megjithëse punonjësit e restorantit ku ajo kishte ngrënë thanë se atë mbrëmje ajo u shfaq më e shëndetshme si kurrë.

Një element tjetër që duket se konfirmon këtë hipotezë vjen nga New York Post. Zach Erden, një mik i Ivana Trump, shpjegoi se kohët e fundit gruaja kishte thënë se kishte probleme me ecjen. “Ajo kishte dhimbje në këmbë dhe nuk ishte në gjendje as të dilte jashtë”, tha ai për gazetën amerikane. Hera e fundit që Ivana Trump u fotografua në rrugët e Manhatan-it ishte më 22 qershor.

Nuk dihet ende nëse rënia ka qenë aksidentale apo e shkaktuar nga një sëmundje. Por ajo që hetuesit përjashtuan që në fillim është vrasja. Siç shpjegohet nga New York Times, vdekja ishte aksidentale dhe nuk kishte shenja të hyrjes me forcë në shtëpi.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Kur flet Ilir Meta për 21 janarin!

Kur flet Ilir Meta për 21 janarin!