Trajneri i ekipit kampion të botës dhe Europës, Del Boske pas shpalljes së listës për kampionatin botëror të Brazilit ka larguar presionin nga ekipi i tij, duke deklaruar se Brazili është favoriti kryesor për të fituar trofeun. Ndërsa më tej ai ka vlerësuar edhe Gjermaninë, Holandën dhe Italinë në radhën e pretendentëve.
“Brazili, favoriti kryesor për të fituar kampionin botëror, pasi ka lojtarë të mirë. Megjithatë, parashikoj se brazilianët do të vendosen në vështirësi në takimin hapës me Kroacinë. Por, pretendentë për të fituar trofeun janë edhe Gjermania, Holanda apo Italia.
Ne jemi kampionët dhe do të kërkojmë që të mbrojmë titullin, por nuk do të jetë aspak e lehtë. Holanda ka bërë revolucion me trajnerin Van Gal dhe besoj se do të hapin probleme. Kili është si një skuadër ushtarakësh, ndërsa për Australinë nuk kemi shumë të dhëna” deklaroi ai.
Në fund tekniku ka folur edhe për listën e të ftuarve për në botëror duke theksuar se “është e pamundur që të bien të gjithë dakord, do të ketë edhe pakënaqësi” përfundoi ai.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com