Pas përfundimit të Kupës së Konfederatave Vincente Del Boske është rikthyer të flasë për futbollistët e rinj që kanë spikatur këtë edicion futbollistik.

Fillimisht Del Boske është ndalur te Isco duke e vlerëuar maksimalisht.

“Ne kemi shpresa të mëdha te Isco dhe unë besoj se ai është e ardhmja e kombëtares tonë. Ka zhvilluar një edicion fantastik me Malagan dhe kombëtaren duke fituar edhe kampionatin Evropian.

Një tjetër futbollist me të ardhme edhe Asier Illarramendi, një mesfushor i kompletuar dhe në fushë shfaq shumë personalitet.

Besoj se është një lojtar që mund të luajë në çdo klub të madh në botë” deklaroi tekniku i Spanjës.


d.b/shqiptarja.com