Trajneri i ekipit të Spanjës Vincente Del Boske ka deklaruar se karriera e tij si trajner mund të mbyllet me përfundimin e kontratës me kombëtaren iberike. 61 vjecari është një nga trajnerët më të suksesshëm në botë, pasi ka arritur që të fitojnë gjithçka me kombëtaren spanjolle dhe Realin e Madridit. "

“ Kjo etapë mund të jetë e fundit si trajner, nuk kam pse ta fsheh. Janë bërë shumë vite që drejtoj. Kam dhënë maksimumin dhe kam fituar gjithcka" shprehet tekniku. Si në shumë intervista edhe Del Doske nuk i është shmangur dot pyetjes se cilin do zgjidhte midis Ronaldos dhe Mesit. Spanjolli nuk ka  pranuar të bëjë diferencime duke deklaruar se nuk mund të zgjidhte, pasi të dy janë të jashtëzakonshëm.

(d.b/shqiptarja.com)