Trajneri që ka fituar çdo titull të mundshëm në futboll, Vinsente Del Boske pas festimeve për fitoren e kampionatit Europian të futbollit ka analizuar me qetësi 90’ minutat që do të mbeten gjatë në memorien e spanjollëve.
“Çdo ndeshje finale është e vështira, nuk ka finale të lehtë, e tillë ishte edhe ajo me Italinë.
Pavarësisht se fituam me rezultatin e thellë 4-0, kundërshtari ishte mjaft i fortë në pjesën e parë.
Shënuam dy gola të shpejtë duke marrë lojën nën kontroll.
Sakaq në pjesën e dytë administruam rezultatin dhe shënuam dy herë në fund duke vulosur përfundimisht fitoren” deklaron Del Boske.
Përsa i përket futbollistit që ka spikatur më shumë në finalet e kampionatit Europian, tekniku ka vlerësuar pa dyshim mbrojtësin Jord Alba, i cili shënoi edhe golin e dytë me Italinë.
”E kam thënë para se të fillonte kampionati, Alba do të jetë surpriza e këtij edicioni, është i talentuar dhe ka përpara një të ardhme të ndritur”
ka përfunduar konferencën e fundit për shtyp në Ukrainë spanjolli, teksa titullin ja ka dedikuar tifozëve “La Roja” dhe familjes së tij.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com