Del Bosque: Askush nuk do të
përsërisë suksesin e Guardiolës

Del Bosque: Askush nuk do të <br />përsërisë suksesin e Guardiolës
Përzgjedhësi i Spanjës, Visente Del Boske ka lavdëruar Pep Guardiolën për sukseset që ka arritur nën drejtimin e Barcelonës. Del Boske mendon se Guardiola ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm për një periudhë të shkurtër.

“Jam krenar me faktin që Spanja ka trajnerë, të cilët parasegjithash janë njerëz të mëdhenj. Për sa i përket suksesit të Guardiolës, mendoj se askush nuk do ta përsërisë atë çfarë ka arritur të bëjë ai në këtë periudhë”, ka thënë Del Boske.

Tekniku katalanas Josep Guardiola në përfundim të këtij edicioni do ta braktisë Barcelonën, kurse vendin e tij do ta zërë Tito Vilanova, i cili aktualisht është ndihmës i trajnerit të parë.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Zvicër, 11 vjeçari shqiptar humb jetën pasi përplaset nga kamioni

Tragjedi në Zvicër, 11 vjeçari shqiptar humb jetën pasi përplaset nga kamioni