Del Bosque i hap dyert Raulit,
por mbetet ende problemi "Puyol"

Del Bosque i hap dyert Raulit,<br />por mbetet ende problemi "Puyol"
Trajneri i kombëtares së Spanjës, Vicente Del Bosque i ka hapur dyert zyrtarisht Raul Gonzalezit për Euro 2012. “Më 15 maj do ta publikojmë listën e parë të të ftuarve, por nuk do të jetë përfundimtare. Të gjithë lojtarët spanjollë mund të shpresojnë, edhe Rauli. E di se ai kishte probleme me paraardhësin e tij, por për mua këto gjëra nuk kanë peshë" tha Del Boske.

"Mendoj se Raul i ka meritat, ka bërë një sezon fantastik me Schalken dhe i ka të gjitha ato që nevojiten një lojtari për ta mbajtur me nder këtë fanellë. Nuk e di nëse është lojtari më i mirë spanjoll, por natyrisht ai është lojtar i madh i futbollit tonë”, tha Del Bosque.

Ndërkohë tekniku spanjoll ka nisur të kërkojë alternativat për zëvendësimin e mbrojtësit Carles Puyol, i cili është dëmtuar dhe do të operohet. Partneriteti i tij në mbrojtje me Pique dhe Sergio Ramos ishte një prej pikave të suksesit botëror të Spanjës, por tani prapavija duhet riformatuar.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Spalletti pas konfirmimit te Italia: Jemi në pikën zero, por e di se çfarë duhet të bëj

Spalletti pas konfirmimit te Italia: Jemi në pikën zero, por e di se çfarë duhet të bëj