Përzgjedhësi i Spanjës, Visente Del Boske ka zbuluar se në kombëtare ekzistojnë mosmarrëveshje ndërmjet futbollistëve katalonas dhe atyre madrilen, por sipas tij nuk ka probleme serioze.
Rivaliteti ndërmjet Barcelonës dhe Realit të Madridit gjithmonë ka qenë i madh, por në “El Clasico”-t e fundit futbollistët e këtyre dy skuadrave kanë pasur grindje të shpeshta, kurse tani janë të detyruar që të luajnë së bashku në kombëtare.
“Ata janë djem të rinj dhe i kanë tekat e tyre. Ekzistojnë mospajtimet ndërmjet tyre, por nuk ka probleme serioze”, ka thënë Del Boske. Mbrojtësit e Spanjës, Zherard Pike dhe Serxhio Ramos nuk kanë raporte miqësore, por përzgjedhësi spanjoll ka zgjidhje edhe për këtë çështje.
“Nëse nuk kanë raporte të mira, atëherë le të fillojnë të dakordohen”, ka shtuar Del Boske. Spanja në Euro 2012 do të luajë në grup me Irlandën, Italinë dhe Kroacinë.(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com