Del formacioni kuqezi, Italia
në sulm, Shqipëria në mbrojtje

Del formacioni kuqezi, Italia<br />në sulm, Shqipëria në mbrojtje
Ndryshe nga përballja me Spanjën, ku ishte i kushtëzuar nga mungesat dhe pezullimet, rikthimi i Mavrajt, Roshit dhe Agollit pritet të ndryshojë dhe modulin e Christian Panuçit.
 
Trajneri kuqezi pritet të hedhë në fushë nga minuta e parë portierin Berisha. Gardiani kuqezi duket të jetë i preferuari i Panuçit, dhe në portë nuk pritet të ketë ndryshime.
 
Në mbrojtje, ndryshe nga përballja në Spanjë, dyshen e qendrës pritet ta formojë Mavraj dhe Ajeti, të ndihmuar nga kapiteni Agolli në të majtë dhe Hysaj në të djathtë.
 
Mesfusha pritet të përbëhet nga pesë lojtarë. Kaçe, Basha dhe Memushajn në qendër dhe Roshi e Grezda nga krahët priten të ndihmojnë sulmuesin e vetëm Sadikun, i cili u aktivizua në 45’ e dyta përballë Spanjës duke goditur dhe shtyllën.
 
Ndërsa Italia do të zbresë në fushë me një formacion sulmues për të synuar pikët e plota për të qenë në vazon e parë të ‘play-off’-it.
 

d.f/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Përjashtimi i 24 deputetëve demokratë nga Kuvendi, Sula: Ky vendim nuk na tremb për të vijuar betejën tonë

Përjashtimi i 24 deputetëve demokratë nga Kuvendi, Sula: Ky vendim nuk na tremb për të vijuar betejën tonë