Del formulari A2, maturantët kanë
tetë ditë afat për ta plotësua

Del formulari A2, maturantët kanë<br />tetë ditë afat për ta plotësua
TIRANE - Udhëzimi i MASH-it sqaron se ata që nuk kanë paguar tarifën prej 2 mijë lekësh të reja, nuk mund ta plotësojnë vetë atë, ndaj duhet të paraqiten pranë drejtorisë arsimore për të marrë sqarimet e nevojshme. Specialistët e MASH u kanë bërë apelk të rinjve që të ndjekim me përpikmëri udhëzimin për plotësimin e A2.

Sipas udhëzimit të MASH, çdo maturant që ka kryer pagesën prej 2.000 lekësh për aplikimin me formularin A2, ka dorëzuar në shkollën e tij mandat pagesën, mund të aplikojë nga çdo mjedis ku ka akses interneti, shkollë, zyrë, shtëpi, kafe internet, etj.

Për të hyrë në portalin e Maturës Shtetërore adresa që duhet përdorur është: matura.akp.gov.al dhe shfaqet faqja kryesore e portalit. Maturanti klikon te butoni “Apliko” në pjesën qendrore të dritares dialoguese. Pas këtij veprimi shfaqet një tjetër dritare që kërkon të dhënat personale të kandidatit. Te fushat e shfaqura duhet të plotësohen të dhënat e kërkuara me kujdes.

Në fushën karta e identitetit duhet të vendosni numrin personal (kliko mbi fjalën shembull dhe do të shfaqet një kartë identiteti ilustruese, numri personal i kartës, i kornizuar, gjendet në pjesën e poshtme në të djathtë të saj). Pasi të keni plotësuar fushat e mësipërme, duhet bërë kujdes që informacioni të jetë i saktë sepse përdoret për verifikime të mëvonshme. Më pas klikoni te butoni “Identifikohu”.

Tabela e ditëve kur do të plotësohet formulari A2
(Në foto: Tabela e ditëve kur do të plotësohet formulari A2)

Nëse të dhënat tuaja nuk janë të sakta do të shfaqet një mesazh me të dhënat që ju keni futur dhe ku thuhet se “Maturanti nuk përkon me kartën e identitetit”. Fillimisht kontrolloni edhe njëherë saktësinë e të dhënave që keni shkruar dhe klikoni përsëri te butoni “Identifikohu”.

Nëse ju shfaqet përsëri i njëjti mesazh, kjo do të thotë se për të bërë aplikimin online ju duhet të paraqiteni detyrimisht pranë Drejtorisë Arsimore të rrethit tuaj me dokumentin personal të identifikimit për të kryer aplikimin nën kujdesin e përfaqësuesit të Drejtorisë. Nëse të dhënat tuaja janë të sakta do të vazhdoni procedurat e aplikimit online sipas hapave të mëposhtme. Pas klikimit të butonit “Identifikohu” shfaqen dritaret e mëposhtme sipas rastit:
 
RASTI I

Maturanti nuk ka kryer pagesën dhe për rrjedhojë nuk i ka të hedhura në sistem pikët/notën mesatare. Në këtë rast, maturanti nuk mund të aplikojë për formularin A2 dhe duhet të paraqitet me mandat pagesën e kryer prej 2.000 lekësh dhe certifikatën e notave në Drejtorinë arsimore ku do të marrë orientimet përkatëse.
 
RASTI II
 
Maturanti/kandidati e ka kryer pagesën dhe i ka të hedhura në sistem pikët/notën mesatare. Në pjesën e sipërme maturantit i shfaqen të gjitha gjeneralitetet, nota mesatare e shkollës së mesme si dhe notat e marra gjatë provimeve të Maturës Shtetërore, të cilat duhet t’i kontrollojë me kujdes. Çdo maturanti, pas daljes së Librit të Transparencës, i vihet në dispozicion një formular i korrigjimit të pasaktësive, në të cilin ai evidenton gabimet e konstatuara në të dhënat e tij.

Poshtë të dhënave personale të maturantit është një “Drop Doën List” e cila i jep mundësinë atij që të përzgjedhë njërin nga 334 programet e studimit që ofrohen për vitin akademik të ardhshëm nga IALP-të. Pas përzgjedhjes, shfaqen pikët që maturanti grumbullon në këtë program studimi dhe pikët e fituesit të fundit të fazës së dytë të formularit A2 të Maturës 2012. Duke i krahasuar pikët e grumbulluara me ato të vitit të kaluar, maturanti mund të marrë vendim që ta përzgjedhë ose jo atë program studimi.

Për ta përzgjedhur një program studimi ai duhet të klikojë mbi butonin “Përzgjidhe Programin”. Sistemi informatik nuk të lejon që të përzgjidhem më shumë se 10 preferenca, por lejon që të fshihet ndonjëra prej tyre si dhe të rirenditen ato. Nëse duhet të heqim një program studimi mjafton të klikojmë tek butoni “Hiqe” ndërsa për t’i rirenditur në kutizat anësore duhet të shtypim renditjen e re te propozuar dhe më pas klikojmë mbi butonin poshtë “Ruaj Renditjen”. Kujdes!

Gjatë vendosjes se renditjes se re nuk duhet te kemi përsëritje numrash. Pas përzgjedhjes të programeve të studimit të preferuara klikoni mbi butonin “Dërgoje Formularin”. Pasi të keni klikuar te ky buton, tek adresa email-it të vendosur në fushën përkatëse do t’ju dërgohet një mesazh i cili jep informacion për plotësimin e formularit A2 nga ana juaj. Pas këtij hapi shfaqet një dritare tjetër dialoguese, e cila i jep mundësinë maturantit të bëjë konvertimin e formularit të tij A2 në formatin PDF.

Për konvertimin dhe printimin e Formularit A2 maturanti duhet të lexojë udhëzimet në fillim të dritares dialoguese. Formulari A2 mund të printohet nga maturanti nëse dëshiron të ketë një kopje në letër të preferencave të përzgjedhura, por printimi i formularit nuk është i detyrueshëm. Për shtypjen në letër të formularit A2 ndiqen hapat e mëposhtme: Fillimisht eksportojmë formularin A2 në formatin PDF si më poshtë:
Përzgjidhni opsionin “Open ëith” dhe më pas klikoni mbi butonin “OK”. Pasi hapet skedari maturanti mund ta printojë, nëse dëshiron, formularin e përzgjedhjeve të kryera nga vetë ai. Pasi maturanti ka printuar ose jo (sipas dëshirës) formularin e preferencave të tij, ai largohet nga Portali i Maturës Shtetërore duke klikuar mbi butonin “Dil” në pjesën e sipërme djathtas të dritares.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 27.07.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Arbëreshët e Italisë presin Spiropalin, kryetarja e Kuvendit vishet me kostumin tradicional në përurimin e statujës së Skënderbeut

Arbëreshët e Italisë presin Spiropalin, kryetarja e Kuvendit vishet me kostumin tradicional në përurimin e statujës së Skënderbeut