TIRANË, 8 Shtator/ATSH-Z.Tosku -Universiteti i Tiranës ka shpallur datat dhe procedurat e aplikimit të transferimit të studimeve për studentët që studiojnë në rrethe ose jashtë vendit. Formulari i aplikimit për transferimin e studentëve në UT, sistemi me kohë të plotë, është hapi i parë që duhet të bëjë çdo student, i cili do të kërkojë të ndjekë programet e të njëjtit cikël në një universitet tjetër.
Sipas burimeve zyrtare, afati i pranimit të dokumentacionit për aplikim, në transferimin e studimeve është data 25 shtator, ndërsa dita e fillimit të aplikimit nis ditën e sotme. Sipas udhëzimit të Universitetit të Tiranës, aplikimi për transferim studimesh bëhet individualisht, pranë zyrës së protokollit në Rektoratin e UT-së dhe për studentët nuk është e nevojshme të merret leje nga institucionet ku studiojnë apo përcillen zyrtarisht nga këto institucione./m.m/
/Shqiptarja.com