Klaudio Gjoka është 20-vjeçari shqiptar, i cili ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në një aksident tragjik në Itali.

Ngjarja e rëndë ndodhur rreth orës 11:30 në rrugën provinciale 589 Saluzzo–Barge, në komunën e Revello-s, në kilometrin e 53-të, pranë Abacisë së Stafardës.

Sipas informacioneve paraprake, aksidenti u shkaktua nga një përplasje e fortë ballë për ballë mes një kamioni dhe një automjeti tip “Audi”, i cili drejtohej nga 20-vjeçari Klaudio Gjoka. Përplasja rezultoi fatale për të riun, i cili humbi jetën në vendngjarje.

Viktima, Klaudio Gjoka, i lindur në vitin 2005, ishte me origjinë nga Lezha dhe banonte në Saluzzo, Itali. Lajmi i trishtë është konfirmuar edhe nga familjarë dhe të afërm të tij, të cilët kanë shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e parakohshme përmes rrjeteve sociale.