Del fotoja e kutisë ku supozohet se kishte fshehur lekët që i vodhën grabitësit imagjinarë, piloti 32-vjeçar kishte menduar gjithçka, rrëmujë e stisur për të mbuluar krimin

Del fotoja e kutisë ku supozohet se kishte fshehur lekët që i vodhën grabitësit imagjinarë, piloti 32-vjeçar kishte menduar gjithçka, rrëmujë e stisur për të mbuluar krimin

Kuti ku supozohet se grabitësit morën lekët

Hoqi kartën e memories nga kamerat e sigurisë, e mbyti teksa ishte në gjumë dhe më pas ndërtoi një skenar që e zbatoi me përpikmëri derisa nuk duroi më presionin e policisë dhe tregoi një të vërtet që herë pas here ishte edhe kontradiktore.

Në mediat greke, është publikuar fotoja e parë e një prej “gurëve” të lojës së Charalambos, vendi ku ishin fshehur lekët që sipas historisë së tij, vodhën 3 grabitësit inekzistentë.

Loja e tavolinës, “Monopoly”, ku në dëshminë e tij të parë, 32-vjeçari tha se kishte fshehur 9 mijë e 500 euro që grabitësit ia kërkuan dhe ai pa nguruar i tregoi vendin se ku ndodheshin.

Një rrëmujë të stisur ka krijuar piloti rreth kutisë së “Monopolyt”, që skenari i tij për grabitjen të bëhej sa më e besueshëm.

Por në dëshminë e tij të fundit, Charalambos tha se në atë kuti nuk ka pasur asnjëherë asnjë lekë dhe gjithçka ishte në funksion të përpjekjeve të tij për të mbuluar krimin.

Ky është burri i Carolines, që në profesion ishte një pilot por për 47 ditë bëri “spektakël” me aftësitë e tij në teatër, duke marrë role të ndryshme herë të burrit të zhytur në dhimbje, herë të njeriut të trembur nga “tmerri” dhe herë të babait të dhembshur që bën gjithçka për të bijën.

Madje bën aq shumë, sa vret nënën e saj e më pas e mbulon me gënjeshtra për të “qëndruar pranë saj”.

Kanë kaluar 50 ditë, nga ai mëngjes i mallkuar kur Charalambos vendosi të vrasë në gjumë, Carolinen vetëm 20 vjeç.

Kanë kaluar 50 ditë, nga ai moment kur 32-vjeçari mbuloi gjithçka me gënjeshtra për të shpëtuar vajzën e tyre te vogël siç ka thënë ai, dhe për ta rritur atë pranë një kriminel të pamëshirshëm.

50 ditë nga krimi më i frikshëm i viteve të fundit në Greqi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:22
Vrasja e Caroline, dalin në dritë prova të tjera, piloti grek thyen kamerën e sigurisë dhe i heq kartën e regjistrimit dy orë para se ta mbyste

Mediat greke kanë publikuar detaje të reja në lidhje me provat që nxorën zbuluar Babis Anagnostopoulos që për 37 ditë tentoi të mashtronte për vrasjen e gruas së tij duke inskenuar një grabitje.

Në një foto të publikuar nga mediat, shihet kamera e dhomës së ndenjës, të cilën 32-vjeçari e ka thyer me qëllim, në mënyrë që të besohej se ajo ishte thyer nga grabitësit. Babis e bëri këtë veprim pas vrasjes dhe kamera u gjet mbrapa divanit.

Autoritet greke zbuluan se kamerës i ishte hequr regjistruesi 2 orë para se 32-vjeçari të vriste bashkëshorten e tij, Caroline Crouch.

Kjo ishte prova 35 në shtëpinë e çiftit në Glyka Nera, kurse më parë media e vendit fqinj nxori edhe provën 36, kutinë me mbishkrimin ”Monopoly” për të cilën piloti grek trilloi se kishte fshehur mijëra euro dhe grabitësit e dinin këtë. Aty, Babis Anagnostopoulos tha në dëshminë e tij se ai kishte fshehur 9,500 euro.

Kamera e thyer e hedhur pas divanit
Ora 18:08
E mbyti me jastëk teksa po flinte, Caroline fotografoi se çfarë po bënte piloti 4 orë përpara krimit  

Katër orë përpara se ajo të lëshonte frymën e fundit mbi jastëkun me të cilin, bashkëshorti i saj Charalambos i mori jetën përgjithmonë, Caroline ka shkëputur një foto nga kamerat e sigurisë e cila ka çuditur.

Në foton të cilën e ka bërë përmes aplikacionit të kamerave të cilin e kishin të dy në telefon, paraqitet Charalambos dhe në krahët e tij vajza e tyre 1-vjeçare.

Fotoja është shkrepur rreth orët 12:00, vetëm 4 orë përpara se piloti të mbyste 20-vjeçaren, ndërkohë që ajo ishte e shtrirë në krevat një kat më sipër.

Kjo fotoja është në vetvete një pikëpyetje e re...Përse Caroline ka fotografuar pikërisht këtë çast, teksa edhe po zihej me 32-vjeçarin me mesazhe?

J.GJ./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID te 'Shefqet Ndroqi' , Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID te 'Shefqet Ndroqi' , Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)