Del në ankand piktura
e “Monalizës kineze”

Del në ankand piktura <br />e “Monalizës kineze”
KINE - Portreti i një vajze në moshë të re, me një lëkurë karakteristike të gjelbër është konsideruar si Monaliza kineze dhe është një nga kopjet më të shitura të dekadave të fundit.

Piktura origjinale do të dalë në shitje në ankand në Londër nga shtëpia “Bonhams South African”, që do të mbahet më 20 mars.

Vajza e thjeshtë me buzë të kuqe pritet të shitet me shumën deri në 750 mijë dollarë amerikanë.

Piktori dikur i panjohur Vladimir Tretchikoff, jetoi mes Rusisë dhe Shangait, ku më pas u vendos deri sa ndërroi jetë në Afrikën e Jugut ku pikturoi dhe Vajzën kineze në Cape Toën në vitin 1951.

Modelja e tij ishte vetëm 17 vjeç, të cilën ai e pa duke punuar në lavanderin e xhaxhait të saj në Sea Point të Cape Town-it.

Piktura u ble prej artistit nga një grua nga Çikago, kur Tretchikoff bënte turne nëpër SHBA në vitet 50 dhe mbeti në familjen e njëjtë për 60 vitet e fundit.

Që prej asaj kohe piktura është gjerësisht riprodhuar dhe ndoshta është fotografia më e njohur në botë ku janë shitur kopje të saj në Afrikën e Jugut, Britani, Evropë dhe Amerikë.

Artisti rus i cili vdiq në vitin 2006, pohoi se shiti rreth gjysmë milion kopje të “Vajzës Kineze” në gjithë botën.

(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë